LAJMI I FUNDIT:

Aplikacionet e navigimit po i paralajmërojnë shoferët për “kurthe” shpejtësie

Aplikacionet e navigimit po i paralajmërojnë shoferët për “kurthe” shpejtësie

Asgjë nuk ua prish ditën më shumë sesa kur gjobiteni për tejkalim shpejtësie.

Sipas mediave të huaja, Google Maps është aplikacioni më i favorizuar i navigimit për ata që kërkojnë të shmangin ato gjoba.


Pas Google Maps, aplikacioni i dytë më i preferuar i navigimit është Waze në pronësi të Google.

Jo shumë larg Waze është edhe Apple Maps si aplikacioni “vendas” i iOS, përcjell Telegrafi.

Në përgjithësi, shumica e shoferëve po paralajmërohen nga këto aplikacione për ndonjë “kurth” shpejtësie.

Bëhet e ditur se tre shtetet amerikane me më shumë kurthe shpejtësie thuhet të jenë Delaware, Maryland, dhe Tennessee.

Ndërsa 70 për qind e shoferëve e përdorin Google Maps për paralajmërime, Waze është ai që konsiderohet më i miri në kryerjen e kësaj detyre.

Në vijim gjeni listën e aplikacioneve dhe në cilat sisteme operative përdoren ato.

Google Maps – iOS, Android

Waze – iOS, Android

Apple Maps – iOS. /Telegrafi/