LAJMI I FUNDIT:

Aplikacion i shkëlqyeshëm për përcjelljen e cikleve dhe të ovulimit

Aplikacion i shkëlqyeshëm për përcjelljen e cikleve dhe të ovulimit

Produkt i teknologjisë së avancuar janë gjithashtu aplikacionet e ndryshme për monitorimin e ciklit menstrual dhe ovulacionit, siç është aplikacioni Period Tracker

Prandaj, nëse nuk keni kohë për llogaritje të vjetër, mjafton të shkarkoni një nga aplikacionet e ofruara në celularin tuaj, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.


Ato për monitorimin e ciklit menstrual dhe ovulacionit janë të thjeshta, të lira dhe mjaft të sakta me të cilat mund të përcaktoni kur ekziston një mundësi më e madhe e konceptimit dhe të cilat janë të ashtuquajturat ditë të sigurta.

Ato janë ditari juaj sekret në të cilin mund të regjistroni gjithçka: ciklin, simptomat, gjendjet shpirtërore, seksin, peshën trupore, temperaturën, informacionin në lidhje me pilulat kontraceptive që përdorni, etj.

Ndryshime në cikël, gjakderdhje jo e rregullt, dhimbje të forta etj., mund të sinjalizojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

Pra, nëse ju ndodh diçka jo fort e zakonshme me ciklin, ju nuk mund ta kuptoni menjëherë në rast se nuk e “vëzhgoni” vazhdimisht. /Telegrafi/