LAJMI I FUNDIT:

Apelon KRU ‘Prishtina’: Të ndalen keqpërdorimet, kërkesa për ujë të pijshëm ka filluar të rritet jashtëzakonisht

Apelon KRU ‘Prishtina’: Të ndalen keqpërdorimet, kërkesa për ujë të pijshëm ka filluar të rritet jashtëzakonisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën apel që të mos të keqpërdoret uji i pijshëm.

Sipas KRU-së, kohëve të fundit kërkesa për ujë është rritur në mënyrë enorme.


“Kërkesa për ujë ka filluar të rritet jashtëzakonisht. E kuptojmë kërkesën racionale për ujë të pijshëm. Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm, andaj edhe reduktimet në disa pika furnizuese po bëhen për shkak të shpërdorimit”, thuhet në apelin e KRU-së.

“Na ndihmoni të iu ofrojmë shërbime të mira, por kur ka keqpërdorime faji nuk është te ne. Nuk ndjehemi aspak mirë kur ju nuk keni ujë, por përmes jush të vetëdijesohemi për përdorim të drejt të ujit”, përfundon kompania. /Telegrafi/