LAJMI I FUNDIT:

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Enver Sekiraqës

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Enver Sekiraqës

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për ta kthyer në rigjykim rastin ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për shtytje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse, e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit E.S. Ky i fundit muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” nga neni 24 dhe 147 par.3 dhe 9 i Kodit Penal të Kosovës, më ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.

Enver Sekiraqa dënohet me 30 vjet burg për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës
Lexo po ashtu Enver Sekiraqa dënohet me 30 vjet burg për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës

“Po ashtu Gjykata e Apelit, vlerësoi se aktgjykimi në fjalë, është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në njoftim.

Sekiraqa, në shtator të vitit të kaluar, ishte shpallur fajtor për nxitje në vrasjen e të ndjerit Riza, për çka ndaj tij ishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh. /Telegrafi/