LAJMI I FUNDIT:

Apartamenti “më i vogël në New York” nuk përmban as banjë e as kuzhinë, por qiraja e tij është mbi 1,000 euro

Apartamenti “më i vogël në New York” nuk përmban as banjë e as kuzhinë, por qiraja e tij është mbi 1,000 euro

Turneu i Omer Labock në apartamentin më të vogël në New York ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Labock ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale një turne në hapësirën “mikroskopike” ku qiraja mujore e të cilit është 1,200 dollarë (mbi 1,000 euro).


“Apartamenti më i vogël në Manhattan gjendet në këtë ndërtesë, kështu që le ta kontrollojmë këtë, është e pamend”, dëgjohet duke thënë Labock.

Më pas ai hap derën dhe tregon një dhomë të vogël të zbrazët, duke bërë të ditur se apartamenti nuk përfshin as banjo e as kuzhinë. Duke ecur në një koridor, ai kalon në tjetër apartament ku edhe zbulon banjon e përbashkët.

Përdoruesit e internetit të habitur kanë ndarë mendimet e tyre duke mos e cilësuar si apartament fare, por si dhomë banimi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Omer Labock (@realtoromer)