LAJMI I FUNDIT:

AP reagon ndaj sulmit izraelit: Jemi të tmerruar, bota do të ketë më pak info për Gazën

AP reagon ndaj sulmit izraelit: Jemi të tmerruar, bota do të ketë më pak info për Gazën

Kulla Jala, e cila u shkatërrua nga sulmi ajror izraelit, gjithashtu strehoi zyrat e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP).

Kjo e fundit ka shpërndarë një deklaratë të presidentit dhe CEO së saj, Gary Pruit, i cili ndër të tjerash ka pohuar se ndihet i tronditur dhe tmerruar.

Izraeli arsyeton bombardimin e ndërtesës së mediave në Gaza
Lexo po ashtu Izraeli arsyeton bombardimin e ndërtesës së mediave në Gaza

“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite shënjestrojë dhe shkatërrojë ndërtesën që strehon zyrën e AP-së dhe organizatat e tjera të lajmeve në Gaza. Ata kishin njohuri prej kohësh vendndodhjen e zyrës sonë dhe e dinin që gazetarët ishin atje. Ne morëm një paralajmërim se ndërtesa do të goditej”, shkruan fillimisht Pruit, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje pohoi se po kërkon informacione nga qeveria izraelite dhe se “jemi të angazhuar me Departamentin e Shtetit të SHBA-së që të mësojmë më shumë rreth ngjarjes”.

“Ky është një zhvillim tepër shqetësues. Ne shmangëm humbjet e jetëve. Një duzinë gazetarësh dhe profesionistë të pavarur të AP-së ishin brenda ndërtesës dhe fatmirësisht ne ishim në gjendje t’i evakuonim me kohë. Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në Gaza për shkak të asaj që ndodhi sot”.

Para se goditja të goditej, korrespondenti i AP-së në Gaza, Fares Akram shkroi në Twitter për bombardimin “Dhe tani bomba mund të bjerë në zyrën tonë. Ne vrapuam shkallët nga kati i 11-të dhe tani duke parë ndërtesën nga larg, duke u lutur që ushtria izraelite do të tërhiqem”.

Ndryshe. të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori