LAJMI I FUNDIT:

Anulohet vendimi i komunës së Prishtinës për kiosqet

Anulohet vendimi i komunës së Prishtinës për kiosqet

Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka marr vendim për pezullimin e vendimit për lëshimin në shfrytëzim të kiosqeve në Prishtinë.

Më shumicë votash nga asamblistët e Kuvendit, janë anuluar edhe kriteret e këtij vendimi, me theks të veçantë kriteri prej pesë (5) milionë euro qarkullim për tre (3) vite, ndaj bizneseve të vogla.


Ndërkaq, pronarët e kiosqeve kanë marr pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal në formë protestë dhe pankarta nëpër duar, transmeton Telegrafi.

Vazhdon protesta e pronarëve të kiosqeve, Kuvendi Komunal diskuton vendimin
Lexo po ashtu Vazhdon protesta e pronarëve të kiosqeve, Kuvendi Komunal diskuton vendimin

Ata kërkonin të drejtën e punës në kiosqet e tyre, nga e cila punë mbajnë familjet e tyre si dhe anulimin e vendimit nga Komuna e Prishtinës.

Ndryshe, në vendimin e marr nga Komuna e Prishtinës, dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë ishte që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/