LAJMI I FUNDIT:

Anulohet shitja e Syrit të Kaltër, në ankand për 170 mijë lekë del Parku i Drilonit

Anulohet shitja e Syrit të Kaltër, në ankand për 170 mijë lekë del Parku i Drilonit

Pas publikimit nga Gazeta Shqip, të kontratës për dhënien me qira të kabinave të drurit, tek Syri i Kaltër, Ministria e Financave ka pezulluar procedurat.

Vlera minimale e ofertave ishte 72 mijë e 500 lekë në muaj, rreth 600 euro, e konsideruar si një shumë mjaft e ulët duke pasur parasysh preferencat për këtë pikë turistike, me një fluks shumë të lartë frekuentimi. Me një qira të tillë në Tiranë merret një dyqan i vogël, i dorës së dytë apo të tretë, në periferi.


Por ndërkohë, Top Channel ka mësuar se për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ministri Klosi, i pyetur nga mediet e quajti ankandin “anomali i institucioneve”.

Prej 20 vitesh këto kabina jepen me qira me një çmim edhe më qesharak, prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj, ndërkohë “Albtourist TO”, shoqëria shtetërore që administraton, ka katër vite që është në vështirësi financiare, madje po kaq vite punonjësit e saj kanë që nuk marrin rrogat.

Ankandi për Syrin e Kaltër është anuluar por ndërkohë një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenada zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët.

Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit. Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Edhe në këtë rast Ministria e Mjedisit ka dhënë miratimin e saj. Në njoftimin e APP thuhet se, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori