LAJMI I FUNDIT:

Anulohet sërish seanca gjyqësore kur merr pjesë PSP-ja

Anulohet sërish seanca gjyqësore kur merr pjesë PSP-ja

Në Gjykatën Penale sot përsëri është anuluar seanca gjyqësore e Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykimi për lëndën “Dhuna në Qendër” që duhej të mbahet në orën 10:00 është anuluar për shkak të gjykimit për rastin “T.N.T” që është caktuar në të njëjtën kohë me “Dhunën në Qendër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në të dyja lëndët i akuzuar është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski i cili duhet të jetë i pranishëm në gjykime.

Anulimi i seancave gjyqësore ku përfaqësues i prokurorisë është nga PSP tashmë me muaj fillojnë të bëhen praktikë në gjyqësor. Seanca e ardhshme për “Dhunën në Qendër” janë caktuar më 5 dhe 19 qershor.

Në këtë lëndë të PSP-së akuzohen 14 persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.

Në seancat e kaluara, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katër dhe i pestë, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski./Telegrafi/