LAJMI I FUNDIT:

Anulohet meçi në mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit

Anulohet meçi në mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit

Është anuluar meçi i shumëpërfolur në mes të Petrit Mazrekajt dhe Veljko Raznatovic, djalit të Arkanit

Ishte proklamuar si njëri prej meçeve më interesante që do të zhvillohej në mes të Petrit Mazrekajt dhe djalit të Arkanit. Por, si duket ky i fundit nuk ka pasur guxim të përleshet me Petritin në një vend neutral duke insistuar që meçi të zhvillohej në Serbi.


Për këtë boksieri kosovar e ka anuluar këtë ndeshje duke thënë se janë “shkaqet e sigurisë” ato të cilat kanë bërë që të anulohet meçi.

“Të dashur miq dhe adhurues të sportit, me keqardhje ju njoftoj se meçi i shumëpritur nuk do të realizohet me datë 31 gusht! Për arsyeje se boksieri serb dëshiron me çdo kusht që ky meç të realizohet në Serbi, mirëpo për shkaqe sigurie meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq boksieri serb, ndryshe i njohur si biri i Arkanit nuk pranon të boksojë diku tjetër pos vendit të tij!”, ka shkruar ai.

Sipas Mazrekajt ky meç pritet që të realizohet brenda vitit.

“Mirëpo besoj se ky meç do të realizohet gjithsesi brenda këtij viti, por për datën dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky meç i shumë pritur mbetet të shihet në ditët në vijim dhe ju adhurues të boksit do të jeni gjatë gjithë kohës të informuar rreth kohës dhe datës që do të vendoset! I juaji, Petrit Mazrekaj!”, ka shkruar ai në këtë njoftim.

Në trend Sport

Më shumë
Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Kombëtarja e Shqipërisë
Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Superliga
PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

Ndërkombëtare
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Serie A
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori