Në bazë të një vendimi të lëshuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve bëhet e ditur se është anuluar konkursi për drejtor të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës.
“Konkursi për drejtor të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, i shpallur me 07 tetor 2021, është anuluar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në bazë të rekomandimeve të Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për këtë pozitë”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, procesi i përzgjedhjes ishte zhvilluar me shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret formale. Mirëpo, pas fazës intervistuese, Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve ka rekomanduar të anulohet konkursi pasi që asnjë nga kandidatët nuk kanë arritur të kalojnë pragun vlerësues të kërkuar për këtë pozitë.
MFPT nuk ka publikuar rezultatet dhe piketimin e kandidatëve që kanë qenë pjesë e këtij konkursi dhe që kanë plotësuar kriteret formale. Anëtaret e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të NJIF janë Klit Shala (kryesues), Enis Spahiu dhe Ahmet Ismaili.
Ndryshe, në bazë të një njoftimi të publikuar në web-faqen e MFPT të datës 20 prill 2022, lista e ngushtë e kandidatëve që kishin plotësuar kriteret për të vazhduar procedurën e mëtejmë të rekrutimit për pozitën Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare janë Fetah Zejnullahu, Behar Xhema, Edi-Daci Prapashtica, Blerim Rudi, Mentor Ferizi, Adriana Bakija, Safija Beseni, Luan Hoti dhe Bujar Sadiku.
Projekti për rekrutime të pavarura, të përgjegjshme, meritokratike dhe profesionale në Kosovë i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe, në njoftimin në web-faqen e tyre zyrtare kanë postuar emrat e kandidateve që mundë të emërohen si rrjedhojë e procesit të këtij konkursi. Sipas tyre, kandidatët që mundë të emërohen janë Fetah Zejnullahun me 28 pikë dhe Behar Xhema me 25 pikë.
Më gjithë vlerësimin e lartë nga ana e britanikeve për dy kandidatë e parë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka anuluar këtë konkurs.
Nga praktikat e më hershme, dhe në bazë të njoftimeve të mëhershme, projekti për rekrutime të pavarura, të përgjegjshme, meritokratike dhe profesionale në Kosovë nuk merr pjesë në proceset e përzgjedhjes së zyrtarëve të lartë publik në konkurse të ri-shpallura si rrjedhojë e dështimit të institucionit që të emëroj njërin nga kandidatët e rekomanduar.
Një gjë e tillë ka ndodhë në vitin 2019 pasi që Kuvendi kishte dështuar që të emëroj kandidatët për Bord të ZRRE.
“Ambasada Britanike është shumë e kujdesshme se si i shpenzon paratë e taksa-paguesve Britanikë. Ne nuk do të financojmë procese rekrutuese shtesë, kur nuk ka arsye përse ato të përsëriten përveç mungesës së vullnetit për të emëruar kandidatë të përgatitur” kishte thënë në postimin e saj Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Përndryshe, nga muaji gusht i vitit 2021, Njësia e Inteligjencës Financiare është me ushtrues detyre kur Dardan Nuhiu, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit, nga ana e Ministrit të Financave, Hekuran Murati. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak