LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, seanca e radhës më 3 prill

Anulohet gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, seanca e radhës më 3 prill

Seanca e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” është anuluar, për shkak se i akuzuari Sasho Mijallkov ka kërkuar të merr pjesë në seancën publike të Gjykatës së Apelit, në të cilën do të vendoset për ankesën e tij për paraburgim.

Seanca e radhës për rastin e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” është caktuar për më 3 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para Gjykatës sot duhej të dëshmonte informatori Xvonko Kostovski, i cili është dashur të përgjigjet në pyetjet e avokatëve dhe prokurorëve.

Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovskit, të cilët janë në paraburgim në Greqi, dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i Kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov nga DSK-ja dhe edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata.

Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori