LAJMI I FUNDIT:

Anulohet debati i republikanëve, Haley refuzoi të dalë në skenë pa Trumpin – injoron rivalin DeSantis

Anulohet debati i republikanëve, Haley refuzoi të dalë në skenë pa Trumpin – injoron rivalin DeSantis

ABC News ka anuluar debatin e ardhshëm presidencial republikan pasi Nikki Haley tha se nuk do të dilte në skenë nëse nuk merr pjesë Donald Trump.

Ky i fundit ka refuzuar të marrë pjesë në debatet paraprake republikane deri më tani, duke e bërë Ron DeSantis kandidatin e vetëm të angazhuar në ngjarjen e së enjtes në New Hampshire, raporton theguardian.


Çfarë do të thotë për rivalët, fitorja dominuese e Trumpit në Iowa
Lexo po ashtu Çfarë do të thotë për rivalët, fitorja dominuese e Trumpit në Iowa

“Ne kemi pasur pesë debate të shkëlqyera në këtë fushatë”, tha Haley gjersa po bënte fushatë në New Hampshire. “Fatkeqësisht, Donald Trump i ka mashtruar të gjithë. Nuk ka ku të fshihet. Debati tjetër që do të bëjë do të jetë ose me Donald Trumpin ose me Joe Bidenin. E pres me padurim”.

Deklarata e saj u publikua një ditë pas zgjedhjeve shumë të rëndësishme në Iowa, të cilat Trumpi i fitoi me një diferencë të madhe ndaj Haleyt, ku ajo mori pak më shumë se 19 për qind të votave dhe DeSantisin që fitoi 21 për qind të votave.

Lëvizja gjithashtu mund të jetë rezultat i debatit të fundit, ku u paraqitën vetëm DeSantis dhe Haley.

Nikki Haley, gruaja e një burri me prejardhje shqiptare mund të bëhet presidente e SHBA-së
Lexo po ashtu Nikki Haley, gruaja e një burri me prejardhje shqiptare mund të bëhet presidente e SHBA-së

Kjo e fundit nuk performoi aq mirë sa pritej dhe DeSantis triumfoi për vendin e dytë në Iowa.

Ndryshe, Trump, Haley dhe DeSantis kanë mbetur kandidatët e vetëm tek republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të cilat pritet të mbahen më 5 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori