LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë për rivalët, fitorja dominuese e Trumpit në Iowa

Çfarë do të thotë për rivalët, fitorja dominuese e Trumpit në Iowa

Kjo ishte ndoshta fitorja më pak befasuese në historinë e zgjedhjeve paraprake në kuadër të partisë republikane në Iowa.

Donald Trump fitoi me një shumicë dërrmuese në garën e parë të kandidatëve republikanëve për presidencialet, diferencë në fund aq komode, të cilën edhe sondazhet e kishin parashikuar për muaj të tërë.


Por, dominimi i numërimit të votave ishte vetëm një arsye pse ish-presidenti po festonte të hënën mbrëma pasi mbështetësit u përballën me motin ekstrem të ftohtë për t’i dhënë atij fitoren, raporton bbc.

Trump fitues bindës i zgjedhjeve paraprake në Iowa, lë pas DeSantis dhe Haley
Lexo po ashtu Trump fitues bindës i zgjedhjeve paraprake në Iowa, lë pas DeSantis dhe Haley

Asnjë nga rivalët kryesorë të Trumpit, Nikki Haley dhe Ron DeSantis, nuk u shfaqën si sfidues kryesor. Ndërkohë, rivali më i ngjashëm ideologjikisht, Vivek Ramaswamy, njoftoi se do të tërhiqej – dhe do të mbështesë Trumpin në New Hampshire.

Këtu është një vështrim më i afërt se përse rezultatet në Iowa ishin kaq domethënëse në garën për Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Kjo është ende partia e Donald Trump

Fitorja e Trumpit në Iowa ishte historikisht masive. Ai fitoi me shumicë votash në të gjitha vendvotimet, përveç njërit nga 99 qarqet e Iowa-s (ai humbi me një votë të vetme).

Askush nuk kishte mbizotëruar në garat e Iowas me më shumë se 12 për qind – diferenca e Trumpit do të afrohet 30 për qind dhe ai mund të përfundojë duke fituar një shumicë të plotë të republikanëve.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Trumpi kishte fituar 51 për qind, DeSantis 21 për qind dhe Haley ka rrëmbyer 19 për qind të votave.

Trump u tha mbështetësve të Iowa-s se 'ia vlen' të shkojnë të votojnë për të në të ftohtë, edhe nëse janë 'të sëmurë dhe vdesin'
Lexo po ashtu Trump u tha mbështetësve të Iowa-s se 'ia vlen' të shkojnë të votojnë për të në të ftohtë, edhe nëse janë 'të sëmurë dhe vdesin'

Rreth gjysma e pjesëmarrësve e konsiderojnë veten pjesë të lëvizjes së Trumpit, “Make America Great Again”, sipas CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

Fitorja e Trumpit ishte gjithashtu e gjerë. Ai fitoi tek të rinjtë dhe tek të moshuarit, burra e gra. Ai gjithashtu fitoi tek votuesit evangjelistë dhe konservatorë të së djathtës, të cilët e kishin ‘refuzuar’ në vitin 2016.

Në mënyrë tipike, kandidatët presidencialë të mposhtur më parë humbin në këtë vend. Trump, megjithatë, ka arritur të bindë republikanët – këtu në Iowa dhe në nivel kombëtar – se ai nuk humbi.

Një shumicë e madhe e pjesëmarrësve të votuesve në Iowa thanë se ata besonin që Trumpi ishte fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – një numër që u rrit në 90 për qind midis mbështetësve të 77-vjeçarit.

Fitorja e Trumpit është një kthesë e jashtëzakonshme

Pozicioni dominues i Trumpit brenda Partisë Republikane ka qenë i pakundërshtueshëm – por fitorja e tij këtu, në kontekstin më të gjerë të politikës moderne amerikane, është e jashtëzakonshme.

Tre vjet më parë, ai përfundoi mandatin e parë presidencial nën një re polemikash, fushata për të sfiduar humbjen ndaj demokratit, Joe Biden që kulmoi në trazirat e Kongresit amerikan të 6 janarit. Ai përballet me dy procese penale që rrjedhin nga këto veprime.

Tani, si fitues i garës në Iowa, ai ka bërë hapin e parë të rëndësishëm drejt konfirmimit nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Komisioneri i BE-së: Trump tha se Evropën kurrë nuk do ta ndihmonte nëse sulmohej
Lexo po ashtu Komisioneri i BE-së: Trump tha se Evropën kurrë nuk do ta ndihmonte nëse sulmohej

Trump ka ende shumë punë për të bërë që të zyrtarizohet prej republikanëve. Ai do të përballet me një sfidë më të madhe nga Haley në New Hampshire, ku sondazhet tregojnë se epërsia dikur dominuese është zvogëluar në pothuajse një shifër.

Por, ai është ende favorit dërrmues i garës, e cila iu miratua në testin e parë të votuesve aktualë republikanë.

Asnjë rival i qartë nuk doli nga Iowa

Duke hyrë në zgjedhjet primare të Iowas të së hënës, shumica e intrigave elektorale përfshinin se cili kandidat do të zinte vendin e dytë pas Trumpit. Në fund, ishte DeSantis që u largua me çmimin e dytë.

Megjithatë, kjo nuk ishte një arritje shumë e madhe, duke pasur parasysh fitoren e ngushtë me të cilën guvernatori i Floridës përfundoi përpara Haleyt, pasi investoi kaq shumë kohë dhe burime në Iowa.

Rezultati dhe zotimi i DeSantisit për të vazhduar me fushatën e tij, nuk do t’ia sigurojë atë lloj rezultati të qartë që do të krijonte një përballje kokë më kokë me Trumpin në ditët në vijim.

Në fakt, rezultati mund ta bëjë fitoren e Trumpit edhe më të fuqishme, pasi strategjia – përça dhe pushto – është ende në fuqi, ndërsa procesi i zgjedhjeve primare ndërsa republikanët ka nisur me shpejtësi të madhe.

Biden në fjalimin e parë të fushatës presidenciale kritikoi retorikën "naziste" të Trumpit
Lexo po ashtu Biden në fjalimin e parë të fushatës presidenciale kritikoi retorikën "naziste" të Trumpit

I vetmi kandidat që u largua, Ramaswamy, do të pastrojë më tej fushën për ish-presidentin, pasi sondazhet e opinionit publik tregojnë se mbështetësit e kanë Trumpin si zgjedhjen e tyre të dytë.

Ndërsa ai mblodhi vetëm rreth 8 për qind në Iowa, çdo pjesë e mbështetjes ka rëndësi dhe miratimi i Ramaswamyt do t’i ofrojë Trumpit edhe një titull tjetër për ta nxitur atë në New Hampshire.

Rezultati i Iowas do të lejojë gjithashtu që ish-presidenti të përqendrojë më tej zjarrin te presidenti aktual, Joe Biden, diçka që ai bëri me padurim gjatë fjalimit pas fitores të hënën mbrëma.

Nga ana e tyre, demokratët duket se po e mirëpresin përballjen dhe mundësinë për të shfrytëzuar atë që ata e shohin si dobësi të Trumpit.

Megjithatë, një seri fitoresh dominuese, duke filluar nga Iowa, do t’i japë ish-presidentit vrull – dhe ajrin e një fituesi. Në kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme të vjeshtës, Trump mund të provojë të jetë një kundërshtar më i frikshëm nga sa prisnin – ose shpresonin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori