LAJMI I FUNDIT:

Anulohen fluturimet e parapara nga ANP ‘Adem Jashari’

Anulohen fluturimet e parapara nga ANP ‘Adem Jashari’

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se ka anuluar fluturimet e parapara deri më datën 14 të këtij muaji.

Sipas ANP-së, këto fluturime janë anuluar nga kompanitë ajrore.


“Ju njoftojmë se deri më datë 14 qershor 2020 nuk ka fluturime. Fluturimet që janë publikuar më herët për datat 13 dhe 14 qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e ANP-së, përcjell Telegrafi.

Gjatë një konference për medie, zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara kishte thënë se ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet, por që tha se beson se shumë shpejt do të merret një vendim i tillë.

Kurse, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pati njoftuar se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.

Kosova ka regjistruar rastet e para me COVID-19 më 13 mars dhe menjëherë ka vendosur masa izolimi, përfshirë mbylljen e kufijve, të shkollave dhe të gastronomisë.

Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh
Lexo po ashtu Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

Lehtësimi i masave ka nisur të bëhet gradualisht qysh më 4 maj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori