LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës, PSD me anë të një aksioni kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës, PSD me anë të një aksioni kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së
Foto: Arkiv

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Apeli thotë se ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit.

Pas këtij vendimi, Partia Socialdemokrate me anë të një aksioni ka kërkuar shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

“Qysh e dini që nga janari qytetarët kanë qenë përballë qeverisë duke kundërshtuar një vendim të këtij institucioni që rriste çmimin e energjisë elektrike dhe që mundësonte Qeveria e Kosovës ta subvenciononte me 100 milionë euro një operator privat. Nga fillimi kemi thënë se rritja është e padrejtë, edhe korruptive, kurse dje është vërtetuar që është joligjore. Pra, Gjykata e Apelit e vërtetoj atë që e ka thënë Gjykata Themelore”, tha Nol Nushi nga PSD, përcjell Telegrafi.

Ai tha se kjo është një nisje e një skandali të madh të Qeverisë Kurti.

“Dua t’iu përkujtoj qytetarëve, se Kosova gjatë kësaj periudhe më shumë ka eksportuar se sa importuar energji, megjithatë ne e kemi paguar rrymën dyfish apo trefish më shtrenjtë, varësisht prej bllok-tarifave. Kjo është vetëm një nisje e një shpalosje të skandalit të madh të kësaj qeverie. Subvencionimi prej 100 milionë eurove është totalisht jotransparent dhe ende nuk po e dimë se ku po shkojnë ato para, ende nuk e dimë se vërës duhet ta paguajmë rrymën me çmim të shtrenjtë, mirëpo siç e pamë skandalin me ambasadorin [Martin] Berishaj mund të shkoj edhe më thellë”, theksoi ai.

Anulimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës – të gjitha reagimet rreth aktvendimit të Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Anulimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës – të gjitha reagimet rreth aktvendimit të Gjykatës së Apelit

ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj. /Telegrafi/