LAJMI I FUNDIT:

Antwerp do të jetë nikoqir i turneut të parë të vitit CS:GO Major

Antwerp do të jetë nikoqir i turneut të parë të vitit CS:GO Major

Nuk ka më sekrete, pasi PGL sapo ka konfirmuar se CS:GO Major do të mbahet në vitin 2022 në Antwerp, i cili do të jetë i pari për një qytet belg që do të presë një turne kaq të madh sportiv!

Siç është traditë me turnetë Major, PGL Major në Antwerp do të hapë dyert e tij për publikun. Pandemia deri më tani ka krijuar një problem të madh në skenën CS:GO, prandaj nuk u mbajt asnjë turne Major në vitin 2020, dhe vetëm një vitin e kaluar.


Megjithatë, gjërat dalëngadalë kanë filluar të kthehen në normalitet dhe arena Antwerps Sportpaleis do të presë atletët më të mirë në botë nga data 9-22 maj! Kjo arenë mund të strehojë deri në 23 mijë spektatorë.

Për momentin, nuk ka ende një konfirmim se cili qytet do të presë Majorin e dytë, por prej disa kohësh është përfolur se mund të jetë Rio de Janeiro, një qytet të cilit turneu i është hequr në vitin 2020 pikërisht për shkak të pandemisë.

Prandaj, PGL do të punojë edhe në turnetë kualifikuese pas të cilave do të marrim një listë të plotë të pjesëmarrësve!

A ju pëlqen Antwerp si vend organizator për CS: GO Major? /Telegrafi/