LAJMI I FUNDIT:

“Antologji e Kompozitorëve Kosovarë” – përmbledhja e veprimtarisë muzikore së kompozitorëve të rinj nga Kosova

“Antologji e Kompozitorëve Kosovarë” – përmbledhja e veprimtarisë muzikore së kompozitorëve të rinj nga Kosova

Në rrafshin e muzikës artistike profesionale klasike sidomos sa i përket kompozitorëve dhe kompozimit bashkëkohorë, shohim një zhvillim të veçantë të përcjellë me gjenerata të reja të kompozitorëve, me 30 kompozitorë të rinj si dhe festivale të ndryshme që e promovojnë këtë zhvillim përmes komisioneve te kompozimit, interpretimeve, garave dhe shkollave të reja për kompozim.

Dy dekadat e fundit shënojnë dekadat më të suksesshme të kompozimit të muzikës klasike në historinë e Kosovës.

Përkundër çmimeve dhe performancave të veprave të kompozitorëve klasikë kosovarë në nivel botëror, puna e tyre mbetet e pa dokumentuar dhe jo e njohur për publikun e gjerë.

“Antologji e Kompozitorëve Kosovarë” – Kompozitorët e rinj- 2000-2020 është një prej librave të parë që përmbledhë veprimtarinë muzikore të kompozitorëve të rinj nga Kosova.

Me këtë libër mund të zbuloni 25 vepra muzikore profesionale për një llojllojshmëri të instrumenteve (nga solo piano, muzikë dhome, orkestrale, elektronike mix, etj) nga 25 kompozitorë bashkë me informata biografike, listë të veprave të shquara dhe shpjegim/analizë për çdo vepër muzikore.

Shtëpia botuese “Magmus” me këtë botim synon të përmbledhë këtë veprimtari të llojllojshme, në nivele të ndryshme në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me të gjitha veçoritë e çdo vepre, në mënyrë që të prezantoj kulturën tonë në një dokument i cili do të shërbej për studime të mëtejshme muzikologjike/kompozitoriale nga studiues dhe studentë të ndryshëm.

Artikull i sponzorizuar