LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni me rekomandime në Kuvendin e RMV-së për ridefinimin e financimit të fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale

Antikorrupsioni me rekomandime në Kuvendin e RMV-së për ridefinimin e financimit të fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme të 76-të e miratoi draft raportin për kushtet e krijuara në financimin e fushatës zgjedhor për zgjedhjet lokale rreth zgjedhjes së kryetarit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, kryetarin e komunës Qendër Zhupë dhe Këshillin e komunës së Tetovës të mbajtura më 20.08.2022.

Konform raportit janë krijuar rekomandime të KSHPK-së dhe do të dërgohen deri në Kuvend.


Konkluzionet e raportit tregojnë se nevojitet që dispozitat që kanë të bëjnë me transmetuesit, mediat elektronike, internet portalet, posterat, bilbordet, të ridefinohen në mënyrë që të bëhet një shpërndarje e favorshme në përqindje të hapësirës reklamuese dhe kandidatëve të partive më të vogla në varësi të ndarjes së mjeteve për reklamim të paguar politik nga Buxheti i RMV-së në favor të partive më të vogla dhe kandidatëve.

Më tutje, çdo mënyrë e reformimit të rregullohet duke miratuar akte nënligjore me të cilat më qartë do të precizohen rregullat e lojës ndërmjet partive, organeve administrative dhe personave juridikë që bëjnë biznes.

Të rregullohet mënyra e reklamimit përmes internet portaleve. Të definohet institucioni që do të sjellë aktet nënligjore.

Raporti thekson gjithashtu se është e nevojshme ridefinim i shumës së donacioneve që donatorët mund të paguajnë në llogari të funksionimit të rregullt të partive dhe llogarive zgjedhore në mënyrë që të parandalohet financimi i të ashtuquajturave para të zeza ose blerje votash në këmbim të punësimit të ardhshëm ose dhënies së kontratave për furnizim publik.

Është konstatuar nevoja për ndalimin e personave juridikë të cilët me kontrata për furnizime publike përdorin mjete buxhetore për të qenë donatorë në fushatë zgjedhore, ndërsa donacioni si shërbim për pjesëmarrësin në fushatën zgjedhore që paguan palë e tretë të shfuqizohet.

Është e nevojshme të thjeshtohen formularët, të zvogëlohet numri i raporteve që pjesëmarrësit në fushatat zgjedhore duhet të përgatisin dhe të vlerësohet se në cilat institucione duhet të dorëzohen në varësi të kompetencave të tyre për kontrollin e raporteve.

Në mbledhje u theksua se mosrespektimi masiv i detyrimeve të transparencës nga ana e partive politike, mospublikimi i raporteve vjen për faktin se asnjë ligj nuk e definon institucionin me kompetenca për kontroll në kohë reale.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori