LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni i befasuar nga Gërkovska: Në vend që të luftojë me ne, ajo kritikon

Antikorrupsioni i befasuar nga Gërkovska: Në vend që të luftojë me ne, ajo kritikon

Komisioni për Antikorrupsion është shprehur i befasuar nga reagimi i kabinetit të zëvendëskryeministres Gërkovska ndaj akuzave, siç thonë ata, të pabazuara, aq më tepër që rasti i kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko nuk është përmendur fare.

Gjithashtu ata shprehen të befasuar edhe me kritikat e pabaza për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga një organ që ka për qëllim luftimin e korrupsionit”.


“Të gjitha rastet e KShPK-së janë elaboruar si duhet dhe në përputhje me ligjet dhe janë dorëzuar në institucionet kompetente. Mosveprimi i institucioneve të tjera nuk është përgjegjësi e KShPK-së sepse sipas kompetencave dhe kredencialeve tona ligjore nuk kemi mekanizma për të ndikuar në punën dhe dinamikën e veprimit të tyre. Është e nevojshme në interes të qytetarëve dhe në interes të ecurisë së zgjidhjes së rasteve të korrupsionit që të gjitha organet kompetente bashkërisht t’i drejtojnë kapacitetet e tyre me të njëjtin qëllim, në vend që të sulmojnë pa bazë punën e KShPK-së”, thonë nga KShPK.

Nga Antikorrupsioni thonë se qeverisja e mirë, ndër të tjera, nënkupton bashkëpunimin dhe inkurajimin e institucioneve që të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë, me sisteme dhe mekanizma të fortë kontrolli. “Në atë drejtim janë të drejtuara të gjitha iniciativat dhe rekomandimet e KShPK-së”.

Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Slavica Gërkovska dje përgënjeshtroi deklaratën e kryetares së Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, e cila tha se, Gërkovska ka zvarritur lëndët për korrupsion të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko.

Nëpërmjet një reagimi me shkrim, nga kabineti i zëvendëskryeministres e kanë vlerësuar këtë akuzë si paushalle dhe të pabazë.

“Fatkeqësisht, KSHPK i udhëhequr nga kryetarja Ivanovska, në tentim të arsyetojë veprimet apo mosveprimet e KSHPK-së, po tenton që t’ua hedh kompetencat dhe përgjegjësinë institucioneve tjera, pa marrë parasysh nëse ata janë kompetent apo jo për raste konkrete, ndërsa në këtë kontekst edhe me çfarë mekanizma disponojnë. Në atë drejtim, i njoftojmë anëtarët e KSHPK-së se, zëvenskryeministrja, Slavica Grkovska, në pajtueshmëri me kompetencat që i ka nga kryeministri është kompetente për zbatimin e kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve të zgjedhur nga Qeveria”, thuhet në reagim.

Më tej theksohej se, Gërkovska nuk ka dhe nuk mund të ketë kompetenca ndaj një funksionari që është zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta.

“Për këto arsye, zëvendëskryeministrja Grkovska në këtë drejtim mund të jap vetëm rekomandime në lidhje me respektimin e parimeve për qeverisje të mirë dhe asgjë më shumë. Fatkeqësisht nuk është hera e parë që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit t’i dorëzojë kabinetit të zëvendëskryeministrjes Grkovska lëndë për të cilat zëvendëskryeministrja nuk ka kompetenca, siç ishte rasti së fundmi me një Agjenci e cila për punën e saj përgjigjet para Kuvendit. Njëkohësisht ia rikujtojmë KSHPK-së se kabinet për politika për qeverisja të mirë nuk është organ hetues dhe i prokurorisë. Kjo do të thotë se, të gjitha rastet dhe informatat që i arrijnë kabinetit përcillen në kompetenca të institucioneve të cilat sipas ligjit, duhet të veprojnë dhe t’i procesojnë”, qëndron në reagim.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Bilajana Ivanovska, dje prezantoi se si një lëndë kundër Merkos është zhdukur në Këshillin Gjyqësor, ndërkaq të tjerat janë zvarritur nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Prokuroria e Strugës, kryetari i Gjykatës Themelore të Strugës, Sektori për Ekspertiza në MPB, Qeveria dhe zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë, e cila ka marrë kohë duke kontrolluar nëse Merko e ka shkelur Kodin, në situatë kur, siç tha Ivanovska “ne nuk e kemi paraqitur për kod, por për korrupsion.

Më 20 qershor Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij.

Më 11 prill të vitit 2022 për shkeljet ligjore dhe prishje të demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli nongrata edhe Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja.

Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë.

SHBA, ka paralajmëruar se Merko nuk është i fundit që është shpallur “nongrata”, por se do të ketë edhe të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori