LAJMI I FUNDIT:

Njesia anti-terror e merr në pyetje, Floresha Rasha thotë se pas vdekjes së burrit e martuan me Lavdrim Muhaxherin

Njesia anti-terror e merr në pyetje, Floresha Rasha thotë se pas vdekjes së burrit e martuan me Lavdrim Muhaxherin

Anti-terrori në Policinë e Shtetit, ka marrë në pyetje Floresha Rashën, një nga të riatdhesuarat nga Kampi Al Howl në Siri.

Oficerët e Anti-terrorit e kanë pyetur nënën e 3 fëmijëve, se si iku në Siri dhe kush i kontaktoi. Ajo u shpreh se ishte bashkëshorti i saj Diamant Rasha, i cili u vra në luftë, dhe i ftoi në Siri për të qëndruar vetëm 3 muaj, por që më pas nuk mund të kthehej më.

Ajo tha se nuk ka kontaktuar me asnjë person. Pyetjes nëse ka marrë pjesë në luftë, Floresha Rasha iu përgjigj se ajo vetëm ka dëgjuar për luftën dhe nuk ka qenë pjesëmarrëse.

Sipas gruas së riatdhesuar, pasi i vdiq bashkëshorti Diamant Rasha, dhe vajza e mitur Dojna Rasha, atë e martuan me Lavdërim  Muhaxhirin, me të cilin lindi edhe dy fëmijë të tjerë.

Ndërkohë oficerët kanë pyetur edhe fëmijët nën praninë e një psikologu. Floresha rasha iku në Siri në vitin 2013. Po atë vit ju vra bashkëshorti me snajper. Pas vrasjes edhe të Lavdërim Muhaxhiri, Rasha jetoi në kampin Al Howl bashkë me fëmijët, derisa u soll në Shqipëri më 27 tetor. /Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori