Mike Tyson është emri që Anthony Joshua nuk mund t'i shpëtojë kur bëhet fjalë për një meç mes tyre.

Megjithatë këtë herë, nuk është vetëm tema e nxehtë e një lufte unifikimi mes Joshuas dhe Tyson Fury.


Tani, Joshua iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me luftimin e një njeriu, boksin e të cilit e ka admiruar tërë jetën e tij.

Bëhet fjalë për legjendën Mike Tyson, i cili ka shokuar botën e sportit ditëve të fundit duke dhënë premtime për një rikthim në ring.

joshua

Por, kur e pyetni boksierin më të mirë aktualisht në botë nëse ai do të luftonte me ‘Iron Mike’, Joshua jep thjesht respekt për legjendën e boksit.

I pyetur nëse do të hynte në ring me 53-vjeçarin, ai buzëqeshi dhe tha se nuk do ta bënte, pasi të gjithë do të ishin kundër tij.

tyson 2

“Me gjithë respektin nuk do ta bëja”, ka thënë fillimisht Joshua për The Sun.

“Edhe sikur ta luftoja Iron Mike dhe ta rrahja, mendoj se do të isha i vetmi që do të brohoriste. Njerëzit do të vërshëllenin. Ai është një legjendë. Ai është boksieri më i madh i epokës moderne”.

“Ka vetëm dy kampionë të njohur që bota i njeh, Ali dhe Mike Tyson - fytyrat më të njohura në botë kur bëhet fjalë për boksin”, përfundoi boksieri anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app