Anna Wintour thuhet se ka emëruar Chloe Malle si drejtuesen e re të përmbajtjes editoriale për Vogue-un amerikan.

Chloe Malle, 39-vjeçare, aktualisht redaktore në Vogue.com, pritet të marrë rolin e ri në këtë gjigant të mediave të modës, dhe lajmi mund të bëhet publik që të martën, sipas raportimit të Lauren Sherman nga Puck, të hënën.


Wintour, 75 vjeçe, zbuloi në qershor se do të tërhiqej nga roli i saj si drejtore e përmbajtjes editoriale për revistën e modës.

Foto: Anna Wintour / GettyImages

Në atë kohë, Vogue njoftoi se ishte në kërkim të dikujt që do të “drejtonte operacionet e përditshme të revistës në të gjitha platformat” dhe do t’i raportonte Wintour-it.

Megjithatë, media sqaroi se figura legjendare e modës, e cila u emërua kryeredaktore në vitin 1988, do të vazhdojë të punojë si kryeshefe e përmbajtjes në Condé Nast dhe drejtoreshë globale editoriale e Vogue-ut.

Foto: Chloe Malle / GettyImages

“Çdokush që punon në një fushë kreative e di sa e rëndësishme është të mos ndalesh kurrë së rrituri në punën tënde”, u tha Wintour stafit të saj në një mbledhje, kur u bë njoftimi, sipas Vogue.

“Kur u bëra redaktore e Vogue, isha e etur t’u tregoja të gjithëve, që ishin të gatshëm të dëgjonin, se kishte një mënyrë të re dhe emocionuese për të imagjinuar një revistë amerikane mode”. /Telegrafi/