LAJMI I FUNDIT:

Anketa e “Theheadhunter”: 66% e të anketuarve nuk do të largoheshin nga Kosova pas liberalizimit

Anketa e “Theheadhunter”: 66% e të anketuarve nuk do të largoheshin nga Kosova pas liberalizimit

Rreth 34 për qind, ose mbi 1200 persona të anketuar nga organizata “Theheadhunter”, kanë deklaruar se do të largohen nga Kosova pas 1 janarit kur liberalizohen vizat, kurse 66 për qind kanë thënë se nuk do të largoheshin. Shumica e të anketuarve thonë se janë të punësuar, ndërsa mbi 70 për qind kanë deklaruar se kanë të ardhura mujore mbi 800 euro.

Përkundër mundësisë për udhëtim pa viza, të rinjtë janë skeptikë për shkak se nuk lejohet e drejta e punës, e po ashtu shenjat se në Kosovë ka filluar të ketë paga më të mira e trajtim më dinjitoz nga punëdhënësit.


Mjedra ose qershi, cilado që është në sezon, Albert Mustafa e sjellë për shitje para Stacionit të Policisë në Prishtinë.

Ka disa profesione e shumë vullnet për punë. Mërgimin në disa shtete Evropiane e ka shijua që në moshë të re, por nuk ka qenë përvojë e mirë për të.

“Kam qenë në Francë në Gjermani, edhe në Zvicër edhe jam kthy në Kosovë më mirë këtu me punu… Atje më shumë punë edhe gjumë tjetër gjë nuk ka atje”, ka thënë Albert Mustafa, qytetar.

Shumë të rinj të Kosovës pas 1 janarit do të kenë mundësi ta përjetojnë ëndrrën e dikurshme të Albertit, nga e cila ai tregon se çfarë i pret.

“Duhet me u qu në 05:00 në mëngjes me u kthy në 9-10 në mbrëmje, gjuhën nuk e dinë shumica edhe është problem se kur janë veç shqiptarë atje nuk e mëson gjuhën. Shumica e të rinjve kanë me dalë po ata që janë atje në të zezën krejt kanë me u kthy, me punu ktu”, ka thënë tutje ai.

Ky i ri që thotë se për një ditë nxjerr rreth 150 euro fitim e për një muaj verë mbi 6 mijë euro, nuk e preferon Evropën për tw jetuar.

Alberti tashmë e ka bindur veten, por qytetarë të moshës mbi 40 vjeç mendojnë se të rinjtë prapw do të emigrojnë për në Evropë.

“Shumë i maltretojnë, i shfrytëzojnë fort, i shfrytëzojnë tepër. Tash po më duket më mirë diçka, por më herët e di që i kanë shfrytëzu shumë pagat, kanë qenë të vogla i kanë shfrytëzu me punë shumë… Qashtu po mendojmë të gjithë që kanë me ik shumë shumica, po besoj që kanë familjarë atje edhe çdonjëri shkon të njëri i familjes edhe disi e gjejnë veten”, është shprehur Hekri Buzuku, qytetar.

Një hulumtim i bërë së fundi nga organizata “Theheadhunter” tregon se interesimi i të rinjve për të emigruar për në Evropë është 34%.

Nga 1207 persona sa kanë marrë pjesë në këtë matje, 66% kanë deklaruar se duan të qëndrojnë në Kosovë.

Gjysma e tyre sipas raportit janë 25-34 vjet, mbi 80 të punësuar, ndërsa 71% e tyre kanë deklaruar se kanë mbi 800 euro të hyra mujore.

Udhëheqëse e operacioneve në kompaninë ”Theheadhunter” thotë se mbi 50% e anketës gjithpërfshirëse online kanë diploma bachelor.

“Këta me përgjigje po janë 46% që do të udhëtojnë brenda tre muajve të parë, nga këta po janë ata të cilët jo nuk kanë vërejt ndonjë ndryshim të mundësive të punësimit këta nuk e kanë vërejtur. Nga këta që kanë thënë se po do të dalin jashtë Kosovës, 64% kanë thënë për të gjetur vendin punës”, ka thënë Doruntinë Jakupi, Menaxhere në “Theheadhunter”.

Tjera të dhëna që janë nxjerr nga raporti, sipas Jakupit tregojnë se 82% e atyre që kanë thënë që Kosovën nuk e braktisin, kanë deklaruar se as për turizëm nuk do të dalin, por prapë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të dalin për të kërkuar punë.

Në mesin e atyre që kanë të ardhura të larta dhe është i kënaqur me trajtimin është Rinor Bajrami, i cili thotë se pagat po rriten dhe po shtohet respekti i punëdhënësve.

“(Paniku) nuk është i arsyeshëm edhe shkak është vetëm pakënaqësia, çdo ku ka nevojë për punë, por rinia nuk po dojnë me punu”, ka thënë Rinor Bajrami, qytetar.

Më pesimist së të dhënat e anketës dhe të intervistuesit nga RTV Dukagjini, janë ekonomistët. Ish kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se pas liberalizimit të vizave mungesa e fuqisë punëtore do ta prek sektorin privat e publik, pa përjashtim.

“E para do të kemi mungesë të fuqisë punëtore, e dyta një ndër indikatorët kyç për zhvillim ekonomik ka qenë konsumi, nuk kemi rritje të konsumit për qytetarët, definitivisht do të mbesin shkollat dhe universitet pa nxënës dhe studentë, dhe e katërta është definitivisht imazhi i Kosovës që është në pikën më kritike”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Stabiliteti politik dhe mungesa e komunikimit me bizneset sipas tij janë gabimet që po përsëriten nga udhëheqësit e shtetit, e që do t’i sjellin pasoja afatgjatë Kosovës./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori