Në disa fshatra të Komunës së Deçanit ka pasur ankesa nga qytetarët se uji është i turbulluar si pasojë e të reshurave.
Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë njofton se zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë kanë konfirmuar se janë marrë mostrat e ujit të këtyre fshatrave, ku sipas tyre në rezultatet e analizave fiziko-kimike, janë brenda kufijve.
Por, në njoftim bëhet e ditur se janë duke u pritur edhe rezultatet e analizave bakteriologjike.
“Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha- Bunjaku, bashkë me zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj, kanë vizituar sot Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë, përfaqësuesit e Komunës së Deçanit, QKMF-në në Deçan, dhe ndërmarrjen regjionale “Hidro-Drini”, (ujësjellësi), në Pejë dhe Deçan. Kjo vizitë u bë për shkak të shqetësimeve se në disa fshatra të komunës së Deçanit uji është turbulluar si pasojë e të reshurave”.
“Fshatrat nga të cilat një numër i vogël i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Carrabreg, Prilep, Llukë e Ultë, Prapaqan dhe Isniq. Zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publik në Pejë kanë konfirmuar se janë marrë mostrat e ujit të këtyre fshatrave, ku sipas tyre në rezultatet e analizave fiziko-kimike, janë brenda kufijve, porse priten edhe rezultatet e analizave bakteriologjike”.
Tutje, thuhet se të dy zëvendësministrat, Gexha-Bunjaku dhe Arifi, thanë se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i përgjigjet çdo rekomandimi dhe sugjerimi që vjen nga institucionet kompetente në mënyrë që situata të jetë nën kontroll dhe qytetarët të jenë të sigurt për çdo gjë.
“Ata sigurojnë qytetarët e Kosovës, më saktësisht të fshatrave të lartpërmendura të komunës së Deçanit, se nuk ka vend për shqetësim. Zyrtarët e të gjitha institucioneve të lartpërmendura kanë falënderuar të dy zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës për interesimin e tyre dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar më tutje”.
“Vizita në zonat e përmendura dhe masat e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë pasuar për shkak se dje Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKSHPK-ja se, me kërkesë të ujësjellësit ‘Hidro-Drini’ në Pejë, se janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Sulmi terrorist në Banjskë, si u fut në Kosovë tërë ai arsenal armësh nga Serbia?
Sulmi terrorist në veri të Kosovës, reagon Stoltenberg

Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin - disa muaj para se të vritej

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'