Vijon të përshkallëzohet tensioni që pasoi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jerusalem.
Kështu më tepër se 60 palestinezë janë vrarë, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur, në përleshje me forcat izraelite, çka ka sjellë edhe reagimin e disa shteteve të tjera.
Më e ashpër me Izraelin ka qenë Turqia, me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që e cilësoi Izraelin një shtet terrorist, me sjelljet dhe veprimet që po bën.
“Izraeli po provon se është një shtet terrorist me hapat që po ndjek dhe fatkeqësisht SHBA, që po lufton të njëjtat krime të kryera nga ISIS është në krah të tij. Kjo nuk do të jetë dita që ne humbëm Jerusalemin”, u shpreh Erdogan gjatë ditës së hënë, përcjell tch.
Më pas, të martën ministri i Jashtëm turk thirri në një takim ambasadorin izraelit Eitan Naeh dhe pas disa minutash bisedime, i kërkoi këtij të fundit të largohet nga vendi.
Mediat turke raportojnë se zyrtarisht ambasadorit i është kërkuar largimi për shkak të sjelljes terroriste të Izraelit, duke vrarë të paktën 60 palestinezë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251