Hera e fundit që Anjeza ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë në vitin 2005, me një bashkëpunim me kompozitorin Harold Hanich në këngën "Pse ndal", ndërsa në vitin 2004 ajo është paraqitur në Eurosong me këngën "Imazhi yt".

Pyetjes se përse ka munguar për katër vite, ajo i përgjigjet: "I jap shumë rëndësi festivalit, publikut që më mbështet dhe para tij dua të jem e bindur për atë që sjell. Koha që nuk kam marrë pjesë më ka shërbyer për të qenë më pranë publikut me këngë të reja, album, apo videoklipe".

Bindjen për të qenë në skenë këtë vit, ia ka dhënë krijimi i kompozitorit Sokol Marsi, një këngë që i përshtatet vokalit, ndjesive dhe i ngjall emocione, tepër të çmuara për të. /Shekulli/Telegrafi/