Anitta ka ndarë momente emocionuese nga udhëtimi i saj në Zvicër në Instagram, duke publikuar një seri fotografish ku pozon me sytjena dhe të brendshme, në një peizazh të mbuluar me dëborë.

Artistja 31-vjeçare e cila mahniti audiencën në ‘Grammy Latine’ në nëntor, tregon figurën e saj në formë me sytjena të zeza ‘Moschino’ dhe pantallona të shkurta, duke shkruar: "Pa filtër! Thjesht lumturi e pastër me @airbnb duke na dhënë udhëtimin më të mirë të jetës sonë”.


Ajo shfaqet me çizme bore për të qëndruar e ngrohtë, ndërsa flokët i kishte të lëshuara poshtë, shkruan DailyMail.

93941225 14268933 Anitta shared outtakes from a trip to Switzerland on Instagram t m 115 1736473294458

Anitta gjithashtu ka postuar një video duke kërcyer në dëborë, me këngën e saj të papublikuar “¿Querían perreo?”, dhe ka ndarë më shumë pamje nga shijimi i aktiviteteve në natyrë.

Në mes të këtij udhëtimi, Anitta ka reflektuar mbi përvojat e saj personale, duke përmendur sëmundjen misterioze që e la të paaftë për të ecur gjatë vitit 2022.

93941571 14268933 image m 116 1736473319482

Kjo periudhë e vështirë e ndihmoi të ndryshonte mentalitetin dhe t'i përkushtohej kujdesit për veten, duke e motivuar për të krijuar muzikë.

Ajo u shpreh se albumi i saj ‘Funk Generation’ ishte një rezultat i kësaj periudhe të vështirë, duke bërë një projekt që e bën krenare, pa u shqetësuar për algoritmet ose numrat. /Telegrafi/

93941223 14268933 image m 91 1736472548269

93941559 14268933 image m 119 1736473571013