LAJMI I FUNDIT:

Animacioni që tregon se ku mund të jetë nëndetësja e zhdukur dhe në çfarë thellësie është

Animacioni që tregon se ku mund të jetë nëndetësja e zhdukur dhe në çfarë thellësie është

Animacioni, i realizuar nga kompania spanjolle MetaBallStudios, tregon nëndetësen e zhdukur Titan, duke u larguar ngadalë nga bregu për të treguar se sa thellë ndodhet rrënoja e Titanikut ku ishte drejtuar ky ekuipazh.

Titan i OceanGate Expeditions po transportonte pesë pasagjerë në rrënojat e famshme të Titanikut, e cila shtrihet në një thellësi prej 3,800 metrash, kur ekuipazhi humbi kontaktin me sipërfaqen të dielën, transmeton Telegrafi.


Pika historike e parë është Statuja e Lirisë në një thellësi prej 93 metrash, pak më e cekët se thellësia mesatare e Detit të Veriut. Më pas vjen Kulla Eifel në 324 metra dhe Burj Khalifa i famshëm në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë.

Shpëtimtarët në garë me kohën, të zhdukurve në nëndetëse u ka mbetur edhe pak orë oksigjen
Lexo po ashtu Shpëtimtarët në garë me kohën, të zhdukurve në nëndetëse u ka mbetur edhe pak orë oksigjen

Pika të tjera referimi përfshijnë thellësinë mesatare të Oqeanit Atlantik prej 1205 metrash dhe kabllon më të thellë nëndetëse në një thellësi prej 1600 metrash.

Animacioni vazhdon të zbresë derisa të arrijë thellësinë e Titanikut në rreth 3,700 metra, megjithëse raportohet gjerësisht se është më afër 3,800 metra, deri në fund dhe pika më e thellë në det në një thellësi prej gati 11,000 metrash.

Siç sqarojnë ekspertët, kanë kohë deri të enjten gjatë ditës, pasi më pas nëndetësja do të mbetet pa oksigjen. Mes pasagjerëve janë miliarderi britanik Hamish Harding dhe një nga njerëzit më të pasur nga Pakistani, Shahzada Dawood, si dhe djali i tij 19-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori