LAJMI I FUNDIT:

Anijet robotike autonome lundrojnë kanaleve të Amsterdamit

Anijet robotike autonome lundrojnë kanaleve të Amsterdamit

Veturat autonome janë bërë të zakonshme, kurse tani edhe anijet robotike kanë filluar të lundrojnë kanaleve të Amsterdamit.

Reklama

Shkencëtarët nga MIT CSAIL kanë bashkuar forcat me shkencëtarët nga Senseable City Laboratory dhe Institutin AMS të Amsterdamit, duke krijuar një anije robotike autonome, transmeton Telegrafi.

Flota e anijeve robotike të quajtur Roboat janë lëshuar nëpër kanalet e Amsterdamit gjatë të enjtes, dhe kanë filluar të transportojnë pasagjerë pa pasur një kapiten në anije.

Roboat është rezultat i punës dhe zhvillimit 6-vjeçar që MIT e kishte testuar si version i anijes autonome, e më i riu quhet Roboat III.

Versioni final do të mund të transportoj deri në pesë pasagjerë, apo 1.500 kilogramë peshë, që do të thotë se mund të transportoj mallra. Atë e vë në lëvizje motori elektrik, e bateritë qëndrojnë deri në 10 orë dhe mund të mbushen me mbushës pa tela.

Sapo t’i afrohet portit, anija ka sensorë të veçantë me qëllim të mos përplaset, e kjo anije autonome përdor edhe kamera që i mundëson shikim prej 360 shkallë.

Roboat është dizajnuar të jetë plotësisht autonom, por operatorët nga qendra e kontrollit në brigje megjithatë kujdesen që gjithçka të shkoj siç është më së miri.

“Roboat mund të kryej detyrat 24/7 pa kapiten, duke i sjellë vlerë të madhe qytetit. Megjithatë për arsye sigurie shtrohet pyetje nëse arritja e autonomisë e nivelit A është e mundur. Sikurse rojet e urave, operatorët do të përcjellin anijen Robotat nga distanca nga qendra e kontrollit. Një person mund të përcjell mbi 50 anije për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Fabio Duarte, kreu i ekipit të shkencëtarëve të këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh

Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh

Auto
Golfi prej 76 mijë eurosh u shit për 8 minuta

Golfi prej 76 mijë eurosh u shit për 8 minuta

Auto
Cadillac, Porsche, Jaguar Land Rover... Cilat janë markat e veturave që prezantuan logot e reja viteve të fundit?

Cadillac, Porsche, Jaguar Land Rover... Cilat janë markat e veturave që prezantuan logot e reja viteve të fundit?

Auto
Australia prezanton kamionin e parë

Australia prezanton kamionin e parë "hibrid plug-in" për zjarrfikësit

Auto
Hipermakina elektrike japoneze Aspark Owl vendos dy rekorde botërore

Hipermakina elektrike japoneze Aspark Owl vendos dy rekorde botërore

Modelet e Reja
Chevrolet Corvette ZR-1 i vitit 1990 me vetëm 48 kilometra të kaluara del në shitje për 119,500 dollarë

Chevrolet Corvette ZR-1 i vitit 1990 me vetëm 48 kilometra të kaluara del në shitje për 119,500 dollarë

Auto
Kalo në kategori