Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Komanda Qendrore e SHBA-së gjithashtu tha se shkatërruesit me raketa të drejtuara nga Marina po operojnë në Gjirin Arabik pasi kanë kaluar nëpër rrugën ujore kyçe në mbështetje të “Operacionit Liria”.
Ky është emri që i është dhënë operacionit të njoftuar nga Trump dje.
U.S. Navy guided-missile destroyers are currently operating in the Arabian Gulf after transiting the Strait of Hormuz in support of Project Freedom. American forces are actively assisting efforts to restore transit for commercial shipping. As a first step, 2 U.S.-flagged merchant… pic.twitter.com/SVDxDhK72I
— U.S. Central Command (@CENTCOM) May 4, 2026
Ai deklaroi se SHBA do të fillojë të udhëzojë anijet "në mënyrë të sigurt" jashtë Ngushticës së Hormuzit.
Raportohet se mbështetja ushtarake për misionin do të përfshijë shkatërrues me raketa, aeroplanë dhe 15,000 trupa.
Sipas Trumpit, ky është një "gjest humanitar në emër të SHBA-së, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të Iranit". /Telegrafi/


















































