Anija e fundit është ende në lundrim drejt Rripit të Gazës - synon thyerjen e bllokadës izraelite
Një anije nga flota që po përpiqej të thyejë bllokadën detare izraelite ndaj Rripit të Gazës, e cila konsiderohet e paligjshme, është ende në lundrim, sipas të dhënave të ndjekjes dhe transmetimit drejtpërdrejt.
Anija Marinette duket se ka pasur probleme mekanike dhe ka mbetur pas pjesës kryesore të flotës prej mbi 40 anijesh, të cilat të gjitha janë ndaluar dhe sekuestruar nga marina izraelite, në mënyrë të paligjshme.
Marina izraelite gjithashtu ka arrestuar më shumë se 400 aktivistë që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gaza.
Sipas organizatës Global Sumud Flotilla, Marinette aktualisht ndodhet rreth 80 milje detare larg Gazës.
Ministria izraelite e Punëve të Jashtme më herët paralajmëroi se nëse anija e fundit afrohet me Gazën, “përpjekja e saj për të hyrë në një zonë aktive lufte dhe për të thyer bllokadën do të ndalet gjithashtu”.
Ndryshe, raportohet se në mesin e shumë aktivistëve që janë në këtë mision është edhe kosovarja, Albulena Fazliu. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






























