LAJMI I FUNDIT:

Anibar në “turne”

Anibar në “turne”

Prej datës 19, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit, Anibar, ka nisur turin nëpër Kosovë. Synimi është
informimime lidhur me temën, programin dhe filmat të cilët këtë vit do të shfaqen në festival.

Anibar ka përzgjedhur Prishtinën për të filluar këtë program, për të vazhduar më pas në Gjakovë, Prizren e deri në Tiranë.


Pos informatave, entuziastët e filmit te animuar do të kenë mundësinë e informimit për punëtoritë, prezantimet, masterklaset dhe takimet me animatorët.

Tema e edicionit të nëntë të festivalit është ‘5050’, që synon inkurajimin e grave të angazhohen në fushën e industrisë së filmit te animuar.

Anibar nis më 13 gusht dhe zgjat plotë shtatë ditë, duke shfaq afro 300 filma, 11 programe speciale, gjashtë punëtori etj.

Oraret e prezantimeve dhe shfaqjes së filmave në disa qytete janë si më poshtë.:

19/07 – Prishtinë, Miqt Pub – 20:30
22/07 – Gjakovë, Parkukultur – 21:00
24/07 – Prishtinë, Kino Armata – 20:00
28/07 – Tiranë, Reja – 20:15; Qendra Tulla – 21:30
1/08 – Prizren, në Lumbardh- 20:30