LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Xeheroret nxitës të rëndësishëm ekonomik, qeveria vazhdon masat për kushte më të mira për minatorët

Angjushev: Xeheroret nxitës të rëndësishëm ekonomik, qeveria vazhdon masat për kushte më të mira për minatorët

“Xehetaria është bazë për zhvillimin e industrisë në një shtet dhe Maqedonia krahasuar me pozitën e saj gjeografike, ka një thesar të madh dhe të çmuar të burimeve minerale”.

Këtë e theksoi zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, gjatë vizitës së minierës për plumb dhe zink “SASA” me rastin e ditës së minatorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas takimit me menaxhmentin dhe minatorët e kësaj miniere që ndodhet në komunën e Makedonska Kamenicës, Angjushev theksoi se është shumë e rëndësishme që Qeveria të zhvillojë këtë degë në mënyrë që të sigurojë rritje ekonomike për vendin, por edhe të ndikojë në çdo segment të shoqërisë.

“Të dhënat e fundit tregojnë se në qershor të këtij viti minierat shënojnë rritje prej 5.2%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky sektor i rëndësishëm ekonomik, si dhe shërbimet tjera që i shërbejnë këtij sektori në vendin tonë, numëron mbi 10,000 punonjës që do të thotë se sipas sektorëve, minierat dhe gurëroret marrin pjesë me 8.31% të prodhimit të përgjithshëm industrial në vend. Kjo do të thotë se investimet në miniera, si dhe mbështetja që i ka dhënë Qeveria këtij sektori, po japin rezultate”.

“Në vendin tonë, ka qytete që janë të themeluara pranë depozitave dhe minierave të hapura për shfrytëzimin e metaleve, kështu që kjo industri në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhohet. Por duke u nisur nga fakti se disa komuna të caktuara në vend, pothuajse tërësisht janë të varura nga funksionimi i një miniere, kjo Qeveri do të bëjë gjithçka për të siguruar shfrytëzim racional dhe të qëndrueshëm të resurseve minerale nga investitorët nëpër miniera, duke i kushtuar njëkohësisht vëmendje maksimale ruajtjes së mjedisit dhe mirëqenies sociale të popullsisë përreth”, theksoi Angjushev.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut aktualisht po punon në përmirësimin e rregullativës ligjore si dhe akteve nënligjore në fushën e gjeologjisë dhe minierave, ndërsa në planin afatgjatë synojmë ti avancojmë normat dhe standardet teknike në këtë fushë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori