LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Situata është nën kontroll, nuk do të ketë kaos të çmimeve të derivateve të naftës

Angjushev: Situata është nën kontroll, nuk do të ketë kaos të çmimeve të derivateve të naftës

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot duke iu përgjigjur pyetjen e gazetarëve në Forumin e Energjisë së Maqedonisë 2019 në Strugë, tha se situata është nën kontroll dhe nuk do të ketë goditje të çmimeve në shitjet me pakicë të derivateve të naftës, ndërsa kështu pritet të jetë edhe në të ardhmen me hyrjen në fuqi të Ligjit për Energji i cili u miratua saktësisht një vit më parë, por do të hyjë në fuqi pasi të nënshkruhet nga Presidenti Stevo Pendarovski.

“Pres sot Presidenti Pendarovski ti nënshkruaj këto ligje që do të rregullojë shumë fusha në të ardhmen, si dhe metodologjinë për rregullimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Nuk më pëlqen e vetmja gjë që aktualisht 80 për qind e furnizimit kalon nëpërmes një kompani, prandaj pres që të përmirësohet konkurrenca në të ardhmen. Përveç kësaj, çmimet maksimale që mund të përcaktohen nga kompanitë mbesin. Por tani kemi parë se tregu i lirë punon mirë, menaxhohet sipas çmimeve të bursës dhe kjo tregon se ka konkurrencë në tregun e Maqedonisë”, tha Angjushev në Strugë.


Ai shtoi se për vetë ligjin, Maqedonia do ta bëhet vend me perspektivë energjetike dhe tranzicioni drejtë burimeve të ripërtërishme të energjisë do të jetë i suksesshëm, pasi vendi aktualisht arrin 70% të burimeve të qymyrit dhe zakonisht ofrohet nga TEC Manastir.

Ai tha se në të ardhmen do të sigurohen 200 megavat nga fotovoltaike që do të instalohen në vende si Makedonski Brod, por do të instalojë edhe vetë TEC Manastir. Përveç kësaj, një shtesë prej 150 megavat pritet nga burime të tjera./Telegrafi/