Jugohromi nuk mund të punojë nëse nuk i plotëson standardet ekologjike. Ky është qëndrimi i zv.kryeministrit Koço Angjushev, pasi Alsat M publikoi një dokument i cili tregon se Qeveria vitin e kaluar ka planifikuar riaktivizimin e sërishëm të Jugohromit pa vendosjen e plotë të filtrave. Dokumenti flet për një takim prej para një viti të përfaqësuesve të OJQ-së nga Tetova, Eko Guerilla me kryeministrin Zaev dhe zv.kryeministrin Angjushev. Në atë takim nga Eko Guerila është kërkuar të nënshkruaj marrëveshje me të cilën kjo organizatë do pajtohej me qëndrimin të riaktivizohet Jugohromi, e në ndërkohë të vendosen filtrat, por me kusht që paralelisht të fillojë të punojë me dy furrat më të vogla. Me këtë nuk janë pajtuar ekologët. Zëvendëskryeministri Angjushev pohon se Jugohromi tashmë ka filluar me vendosjen e filtrave, ndërsa i tërë procesi pritet të përfundojë deri në nëntor të këtij viti.
Nëse Eko Guerila ose cilado organizatë tjetër do lejojë ose jo të punojë ndonjë kompani? Askush nuk mund të jetë mbi institucionet e sistemit. Institucionet e shtetit janë ato që lejojnë ose jo të punojë dikush. Kuptohet, e gjithë kjo duke filluar nga rregullat ligjore pozitive – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.
Zëvendëskryeministri informoi se kompania sipas planit financiar, patjetër të sigurojë edhe 1.5 milion euro shtesë nga Banka maqedonase për mbështetjen e zhvillimit. Ndryshe, javën e kaluar OJQ-ja Eko Guerilla pohonte se në adresë të tyre kohëve të fundit kanë marrë kërcënime që të heshtin dhe të mos reagojnë për Jugohromin. Nga ana tjetër, disa ekspertë thonë se me filtrat e planifikuara në kombinat do të filtrohen vetëm grimcat PM 10, por jo edhe grimcat më të vogla të njohura si PM 2.5 dhe tymi i oxhakëve./Alsat M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare