LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Pagat e inxhinierëve të ndërtimit rriten shumë shpejtë

Angjushev: Pagat e inxhinierëve të ndërtimit rriten shumë shpejtë

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit është një nga institucionet kryesore arsimore që ndikojnë praktikisht në ndërtimin e përgjithshëm në vend, i cili është një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit. Nëse duam një ekonomi të shëndetshme, duhet të kemi një staf të arsimuar në këtë fushë, tha zv. kryeministri Koço Angjushev sot në festimin e 70-vjetorit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Shkup.

Ai theksoi se sot është e vështirë të gjesh një inxhinier të mirë ndërtimi, dhe që të mos jetë i paguar mirë.


“Unë këtë e njoh nga bashkëpunimi me të gjitha ndërmarrjet e ndërtimit. Unë mendoj se sidomos për inxhinierët e ndërtimit, pagat rriten me shpejtësi dhe kjo është vetëm një nga kushtet që këta të rinj të gjejnë të ardhmen e tyre në vendin tonë. Sigurisht, ata gjithashtu duhet të kenë një mjedis më të mirë, një gjendje të qëndrueshme, një sistem të mirë shëndetësor, në mënyrë që të mos largohen këtu”, tha Angjushev, në lidhje me problemin e ikjes së profesionistëve të rinj nga vendi.

Ai tha se faktet tregojnë se pagat janë rritur për 10 përqind në dy vitet e fundit.

“Unë ju garantoj sa i përket stafit inxhinierik ata janë rritur më shumë”, tha zv. kryeministri.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori