Angjina me qelb me të cilën këto ditë, në sezonin e ftohjes dhe të viruseve, nga e cila preken edhe të rriturit, por më shumë fëmijët, më së shpeshti shfaqet si pasojë e infeksionit respirator, ndonëse mund të shfaqet edhe pa ftohje të mëparshme
Fëmijët janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj streptokokëve, andaj jo rrallë shfaqen edhe më pak epidemi të kësaj sëmundjeje.
Angjinën me qelb kryesisht e shkakton streptokoku beta hemolitik i grupit A, ndërkaq sëmundja bartet nëpërmjet piklave.
Angjina fillon vrullshëm, me dhembje në gushë dhe me temperaturë të ngritur trupore nga 38 deri në 39 gradë Celsius.
Pacienti ka rrëqethje trupi, dhembje koke, humbje apetiti dhe molisje. Me vështirësi përpin ushqimin, për dallim nga angjinat virusale kur shfaqen thatësira e qiellzës dhe gërvishtja, transmeton Telegrafi.
Se a është fjala për angjinën me qelb, mjeku me përvojë mund të vlerësojnë në bazë të kontrollit të fytit, mirëpo më i rëndësishëm është veprimi diagnostik i marrjes së mostrës, sepse vetëm në bazë të analizës së saj mund të izolohet shkaktari.
Gjithashtu, është e domosdoshme që të bëhet edhe analiza e gjakut me leukocite dhe me formulën leukocitare, proteinën reaktive C, sedimentimin dhe kontrollimin e urinës, në mënyrë që me kohë të konstatohet a është fjala për inflamacion dhe dëmtim të veshkave, gjë që është pasojë e shpeshtë e infeksionit me streptokok.
Ndonjëherë kërkohet analiza ASTO, nëse dyshohet në komplikime siç janë inflamacioni akut i nyjave dhe i muskujve të zemrës.
Është i mundshëm komplikimi dhe formimi i të ashtuquajturit koleksion i qelbit pranë bajameve, që shërohet me intervenim kirurgjikal.
Terapia është me penicilinë në formë injeksionesh në kohëzgjatje deri në 10 ditë, ndërkaq në rast të ndjeshmërisë së lartë apo alergjisë, jepen antibiotikët makrolidë dhe ata në bazë të antibiogramit.
Nga ilaçet përdoren edhe ato për ulje temperature, kundër dhembjeve, antiseptikë lokalë dhe është i domosdoshëm pushimi.
Te shumica e fëmijëve angjina me qelb paraqitet vrullshëm, pra pa ftohje të mëparshme.
Zgjedhje e terapisë gjithashtu janë ilaçet me penicilinë. Mirëpo, te fëmijët komplikimet e këtij infeksioni bakterial janë dukshëm më të rralla.
Katër inflamacone për operacion
Pacientëve, të cilët brenda vitit kanë katër angjina me qelb, posaçërisht nëse janë të shoqëruara me komplikime, u rekomandohet heqja kirurgjikale e bajameve.
Operacioni i bajameve u këshillohet edhe atyre të cilëve koleksioni me qelb shpesh duhet t’u pastrohet kirurgjikisht, nëse bajamja rrjedh gjak, janë aq të rritura sa që pengojnë frymëmarrjen apo janë asimetrike, andaj tregojnë në malinjitet të mundshëm.
Indikacionetë ngjashme vlejnë edhe te fëmijët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë