LAJMI I FUNDIT:

Angelovska paralajmëron mbështetje financiare për kompanitë e huaja në Maqedoni

Angelovska paralajmëron mbështetje financiare për kompanitë e huaja në Maqedoni

Nina Angelovska, Ministrja e Financave, njoftoi ndihmë financiare nga shtatori për kompanitë e mëdha eksportuese me teknologji të lartë, pas kërkesës të paraqitur në Qeveri nga investitorët e huaj që kryesisht prodhojnë pjesë të automjeteve në Maqedoni. Ata po kërkojnë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare dhe grante të pakthyeshme nga shteti.

“Do të ishte joserioze për qeverinë nëse nuk do të merte ndonjë masë për këtë industri për muajin shtator. Kjo industri kontribuon me 20 përqind të produktit të brendshëm bruto të vendit. Punëson mbi 25 përqind të punëtorëve. Është industri plotësisht eksporti dhe i shton vlerë ekonomisë së Maqedonisë. Në këtë periudhë do të jetë e ndjeshme sepse humbet kontaktin me klientët dhe porositësit e huaj dhe nuk do të jetë e lehtë për ata që të rivlerësojnë kontakte nëse ne nuk i ndihmojmë ata”, thotë Angelovska.

Angelovska tha se fondet do të sigurohen edhe për ta.

Investitorët e huaj në Maqedoni kërkojnë ndihmë për subvencionet nga shteti
Lexo po ashtu Investitorët e huaj në Maqedoni kërkojnë ndihmë për subvencionet nga shteti

Nga kjo industri më herët deklaruan se ata janë prekur ndjeshëm nga kriza, ndërsa ata kanë nevojë për ndihmë sepse japin kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit, pra të ardhurat vjetore prej 2.9 miliardë euro dhe punësojnë rreth 28.000 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori