LAJMI I FUNDIT:

Angellov: 295 ushtarë do të ndihmojnë policinë për sigurimin e objekteve shëndetësore

Angellov: 295 ushtarë do të ndihmojnë policinë për sigurimin e objekteve shëndetësore

“295 pjesëtarë të ushtrisë planifikohet ta mbështesin policinë në krizën me coronavirusin në vend”.

Këtë në konferencë për shtyp e tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Ai tha se numri i ushtarëve është i lëvizshëm dhe do të varet nga nevojat në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qeveria sot ka seancë, ku duhet të miratojë propozimin dhe më pas do të dorëzohet tek komandanti suprem, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski”, tha Angellov.

Ai përsëriti se ushtarët nuk do të jenë të armatosur, ndërsa do të vendosen atje ku ka nevojë për të ndihmuar policinë.

Për angazhimin e objekteve shëndetësore do të angazhohen edhe 150 pjesëtarë të policisë./Telegrafi/