LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie thotë se njerëzit duhet ta duan më shumë njëri-tjetrin gjatë pandemisë së coronavirusit

Angelina Jolie thotë se njerëzit duhet ta duan më shumë njëri-tjetrin gjatë pandemisë së coronavirusit

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie, së fundmi ka ofruar disa këshilla për ata që janë në karantinë mes pandemisë së coronavirusit.

Aktorja 44-vjeçare ka folur me kirurgen e përgjithshme të Kalifornisë, Dr Nadine Burke Harris për revistën “Time”, teksa kanë diskutuar rreth situatës aktuale.

Harris theksoi se njerëzit duhet të arrijnë tek njëri-tjetri mes vetë izolimit – një deklaratë me të cilën Jolie u pajtua.


Angelina Jolie (Foto: Getty Images/Guliver)

“Mendoj se është kaq e rëndësishme që njerëzit ta dëgjojnë këtë”, ka thënë aktorja. “Për ta dashur njëri-tjetrin, kontrollohuni me njëri-tjetrin. Jini atje, jini një grup mbështetës, mbajini sytë hapur, nëse jeni mësues apo një mik/eshë”.

Jolie tha se është e rëndësishme që njerëzit të arrijnë në raste si këto, në të cilat detajet prapa skenave të jetës së dikujt nuk janë aq të lehta për tu parë.

“Unë me të vërtetë shpresoj që njerëzit ta dëgjojnë këtë, dhe ata të kenë më shumë vëmendje dhe ata nuk janë ulur në një moment kur mendojnë, epo mbase, por nuk është biznesi im”, vazhdon Jolie.

“Sepse ata fëmijë nuk do të shkojnë në shkollë tani, dhe mësuesit nuk mund të shohin mavijosjet dhe njerëzit nuk po identifikojnë atë që po ndodh brenda disa shtëpive”.

“Të gjitha hulumtimet tregojnë se antidoti i vetëm më i fuqishëm për ndikimet e traumës dhe fatkeqësisë është edukimi, kujdesi i marrëdhënieve me të tjerët – marrëdhënie të sigurta, të qëndrueshme dhe ushqyese”, deklaroi më pas Burke Harris.

Angelina Jolie (Foto:Getty Images/Guliver)

“Izolimi i një viktime nga familja dhe miqtë është një taktikë e njohur e kontrollit nga abuzuesit, që do të thotë se distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar COVID-19 është ai që do të nxisë pa dashje një ngritje të drejtpërdrejtë të traumës dhe vuajtjes për fëmijët në nevojë”, ka thënë ndër tjerash ylli i “Maleficent”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Kalo në kategori