LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie pranon se ndihet shpesh e vetmuar: Ende nuk e kam kuptuar se si është të jetosh vetëm

Angelina Jolie pranon se ndihet shpesh e vetmuar: Ende nuk e kam kuptuar se si është të jetosh vetëm
Angelina Jolie

Edhe pse Angelina gëzon shoqërinë e fëmijëve të saj, ajo pranoi se shpesh ndihet e vetmuar dhe se lidhet me personazhin e Maria Callas, të cilën e portretizon në filmin e saj të ardhshëm “Maria”.

Gjegjësisht, Jolie ka treguar për revistën Mirror se shpesh është vetëm dhe se ndihet e vetmuar.

“Unë kam fëmijët e mi, të cilët i adhuroj, por si e rritur ndihem shpesh vetëm. Ndihem e lidhur me vetminë që përjeton Maria në film. Ende nuk e kam kuptuar plotësisht se si ta jetoj jetën tënde kur je vetëm. Ndoshta shumë artistët e shohin si një lloj lirie, por edhe izolimi”, tha ajo.


Angelina Jolie

Javën e kaluar, Angelina u nominua për Golden Globe për rolin e Marie Callas dhe filmi për këngëtaren legjendare të operës do të mund të shihet në kinema vitin e ardhshëm. Aktorja tregon se puna për këtë film ishte emocionalisht sfilitëse dhe pothuajse si “terapi”, sepse lotët e saj në ekran ishin pasqyrë e dhimbjes dhe trishtimit të saj.

Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie

Përveç premierës së filmit, Angelina do të përballet me një tjetër betejë të madhe ligjore vitin e ardhshëm, pasi Brad Pitt paditi ish-bashkëshorten e tij për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin Chateau Miraval për 60 milionë euro.

Angelina Jolie

Pitt pretendon se Angelina shkeli marrëveshjen e tyre verbale, ndërsa ekipi i saj ligjor pretendon se ajo hodhi poshtë ofertën e Brad për ta blerë atë nga biznesi dhe nuk donte të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi që ishte pjesë e marrëveshjes.

Tetë vite më parë ajo u nda nga aktori Brad Pitt, me të cilin ishte përfshirë në mosmarrëveshje të gjata ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sot po bën një betejë ligjore me të për pronësinë e një vreshti në Francë. /Telegrafi/

Angelina Jolie

Në trend Magazina

Më shumë
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori