Aktorja dhe aktivistja e njohur, Angelina Jolie, u pa në New York duke rrezatuar elegancë me një pallto të zezë kashmiri dhe një fustan të zi dantelle.

Ylli 49-vjeçar e kompletoi dukjen me aksesorë minimalë, një çantë luksoze Dior dhe syze, duke ruajtur stilin e saj të sofistikuar.


Dalja e saj në qytet vjen pak ditë pasi ajo udhëtoi në Alabama për të mbështetur vajzën e saj, Zahara, gjatë një fjalimi në mëngjesin “Women in Training Inc.”, shkruan DailyMail.

95937911 14471527 image a 33 1741315925218

20-vjeçarja foli për sfidat e “varfërisë së periudhës”, duke ndjekur hapat e nënës së saj në aktivizëm.

Jolie, e cila ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin Brad Pitt, vazhdon të fokusohet në familjen dhe karrierën e saj.

Pas përfundimit të betejës së gjatë të divorcit me Pitt, burimet thonë se ajo nuk është në kërkim të një lidhjeje të re dhe po shijon kohën me fëmijët e saj. /Telegrafi/

95937913 14471527 image a 34 1741316321227

95938635 14471527 image a 46 1741317314079

95938633 14471527 image a 47 1741317316816

94931731 14471527 Aside from Zahara Jolie also shares Maddox 23 Pax 21 Shiloh 18 a a 48 1741317336274