Anglina Jolie është duke shqyrtuar mundësinë të shpërngulet në Londër, së bashku me gjashtë fëmijët, të cilët i ndan me Brad Pitt.

45-vjeçarja dëshiron që të qëndrojë në Richmond, vendi në të cilin ajo kishte jetuar me Brad Pitt, shkruan Daily Mail.


Pasi disa vitesh, Jolie është shprehur hapur se pretendon që familja e saj të jetë e bashkuar, ani pse ka katë vite që është ndarë nga aktori i njohur.

GettyImages 476238041 Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

“Ajo beson se Richmon është vendi perfekt për fëmijët e saj, për kulturë dhe edukim”, ka thënë një burim i Mirror.

Lidhja 12 vjeçare mes Jolie dhe Pitt ka mbaruar qysh në vitin 2016, përfshirë këtu edhe dy vite martesë.

GettyImages 114213474 (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ish-çifti janë legalisht të ndarë, por ende janë duke u përballur me ndarjen, pasi përfshihen problemet për financa dhe posedimin e fëmijëve.

Po ashtu, thuhet se aktorja ka qenë duke shikuar për të blerë pronë në po të njëjtin vend, që do t’i hynte në punë pasi COVID-19 të zhdukej. /Telegrafi/