Kryetari i Komisionit të Mediave të Pavarura, Jeton Mehmeti ka deklaruar se javën e kaluar kanë pranuar një letër shqetësuese nga Liga Premier, duke krijuar paqartësi për të drejtat e transmetimit të Premier Ligës në territorin e Kosovës.
Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, tha se në letrën e dërguar nga Liga Premier thuhet se tre operatore të licencuar nga KPM-ja, po transmetojnë pa të drejtë.
Ai shtoi se menjëherë pas pranimit të letrës nga Liga Premier, kanë kërkuar dëshmi nga operatorët për të parë kontratat e Arenës me Ligën Premier. Mehmeti tha se në dokumentet të cilat i kanë analizuar, thuhet se Arena ka të drejtë të transmetojë dhe të shesë kanalet tek operatorët e tjerë.
Ai shtoi se do të vazhdojnë të hulumtojnë këtë marrëdhënie të transmetimeve në mes Arenës dhe Ligës Premier.
“Kemi marrë një letër direkt nga ” Liga Premier” se po transmetohet pa të drejtë nga tre operatorë të licencuar nga ana e KPM-së që janë Art Motion, Kujtesa dhe Ipko. Në atë letër, Premier Liga ka konfirmuar se të drejtën për tre sezona të transmetimit të ligës për Kosovë duke filluar nga sezona 2022/2023. Liga Premier i ka dhënë dy etnitete të pavarura, njëra prej tyre është Digitalb dhe ka të drejtën e transmetimit të Ligës Premier në Kosovë në gjuhën shqipe dhe tjetra quhet Arena dhe kjo ka të drejtë transmetimin në gjuhën serbe. Në atë letër të datës katër shtator, është thënë që çfarëdo transmetimi i ndeshjeve të Ligës Premier që nuk bëhet me autorizim nga Digjitalb ose Arena, përfundin që ai transmetim është bërë pa autorizim të Ligës Premier…
Kemi kërkuar nga operatori ArtMotion që të sjellë një konfrimim që ka marrëveshje me Arenën, ku e njëjta i ka dhënë këtë të drejtë Art Motion që të transmetojë Ligën Premier në Kosovë. Në letër konfirmimi thuhet se Arena e konfirmon që ka të drejtë të shpërndajë kanalet e Arena Sportit te operatorët e tjerë në territorin e Kosovës. Arena konfirmon që ka këto të drejta për territorin e Serbisë duke përfshirë edhe Kosovës dhe këtu përfshihet edhe Liga Premier.
Në baze të këtyre letrave se për të pasur këtë të drejtë një operatorë i KPM-së, duhet të ketë një autorizim me njërin prej kompanive të cilat i kanë të drejtat për transmetim për Kosovën, siç janë Digjitalb dhe Arena. Letra e fundit na ka shtyrë që të kërkojmë nga operatorët që të risjellin edhe një herë ato autorizime që kanë me Arenën sepse dëshirojmë të jemi të sigurtë për të drejtën e transmetimit të ligës në Kosovë dhe jemi në pritje të atyre dokumenteve për të ardh në përfundim se dikush nuk ka pasur të drejtë për të transmetuar ligën në Kosovë”, tha Mehmeti.
Ndërkaq, anëtarja e KPM-së Luljeta Aliu tha se në bazë të marrëveshjes që Arena i ka dërguar tek KPM-ja, ekziston dyshime se Arena ka mashtruar dhe nëse qëndron kjo, Arena nuk do të ketë mundësin më që të transmetojë në Kosovë.
“Ka qenë një paqartësi me të drejtat e transmetimit dhe rishitjes nga ana e Arenës dhe si duket në atë marrëveshje në të cilën ne e kemi marrë që i rregullon këto marrëdhënie mungon pjesa e cila e qartëson, duhet të jenë dy autorizime. Aty thuhet se duhet të jenë dy autorizime në marrëveshje dhe të ekzistojë edhe autorizimi nga ana e Ligës Premier… Ekziston dyshimi që nga ana e Arenës ka qenë mashtrim, ky është mashtrim ndaj komisionit sepse Liga Premier do të i kishte dhënë këto informata të qarta, besoj se është lajthitje dhe mashtrim dhe është një çështje që duhet të merret seriozisht dhe në raste tjera Arena mund të ketë kontrata por në këtë rast nëse dëshmohet dyshimi, atëherë nuk ekziston ndonjë mirëbesim që Arena t’i ketë të drejtat që të operojë në Kosovë ose të ketë ndonjë kanal në Kosovë, do të ndërmarrim hapat tonë ligjorë”, tha Aliu.
Kryetari i komisionit për Media, Valon Ramadani u tha anëtarëve të KPM-së, se pret që të ndërmarrin hapa tutje në lidhje këtë çështje.
“Mendoj qe janë të qartësuar në letrën e pranuar nga Liga Premier, sidomos çështja se a kanë pasur konfirmim ose jo, aty është e qartë shkruhet se nuk ka pasur konfirmim, juve iu mbetet të vazhdoni tutje. Për neve është shumë me rëndësi cili do të jetë veprimi i juaj përball këtij mashtrimi që e ka bërë këtë tast në raport me neve Artmotion, Arena Sportin që ka mashtruar që ka marrëveshje dhe në fakt Premier Liga nuk ka pasur njohuri për transmetimin në Kosovë”, tha Ramadani.
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi shtoi se KPM-ja për këtë çështje është dashur të kërkojë sqarime shtesë nga Liga Premier dhe të marrë vendim.
“Në letrën e konfirmimit që kinse Arena ka të drejtë Artmotion t’i jep të drejtën e shpërndarjes aty në fjalinë e fundit thuhet që ne kemi të drejta për territorin e Serbisë për territorin e Kosovës. A nuk iu ka bërë përshtypje që me këtë fakt ju shkelni Kushtetutën e Republikës, nëse mendoni që kjo është punë e vogël kur territorin e Serbisë përfshihet edhe Kosova, ju është dashur të kërkoni sqarim shtesë nga Liga Premier ose të trajtoni si dokument i cili republikën tonë nuk e trajton si shtet”, theksoi Muzaqi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takon Elon Musk në Paris
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Çupiq: Sulme të tilla kërkojnë hetim urgjent
Vdiq Maxhun Alimehaj, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Lybeniqit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?