Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Orban: Jo për 100 vitet e ardhshme

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka paralajmëruar se Ukraina do të ketë një rol aktiv në fushatën zgjedhore në Hungari, duke shtuar se ky fakt nuk është i këndshëm për qeverinë e tij.
“Duhet ta kemi parasysh që ukrainasit do të jenë lojtarë aktivë në fushatën zgjedhore në Hungari, sepse ata kanë një interes themelor në ndryshimin e qeverisë në vendin tonë”, tha ai, duke shtuar se, megjithëse kjo është e kuptueshme, nuk e bën situatën më të lehtë për Hungarinë.
Kryeministri gjithashtu shprehu bindjen se për të paktën një shekull të ardhshëm, parlamenti hungarez nuk do të miratojë asnjë vendim për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Deklaratat e Orbanit vijnë në një kohë kur tensionet politike brenda Hungarisë dhe raportet me vendet fqinje janë në fokus.
Analistët shohin këto komente si një sinjal të fortë për politikat e ardhshme të qeverisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe ndikimin e jashtëm në zgjedhjet kombëtare.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar qasjen pro-ruse të udhëheqësit të shtetit hungarez. /Telegrafi/




















































