LAJMI I FUNDIT:

Anesteziologu brazilian përdhunoi pacienten gjatë prerjes cezariane – gjithçka u filmua me telefonin e fshehur në sallë

Anesteziologu brazilian përdhunoi pacienten gjatë prerjes cezariane – gjithçka u filmua me telefonin e fshehur në sallë

Policia braziliane ka arrestuar anesteziologun e spitalit Mulher Sao Joao de Meriti në Rio de Janeiro.

Giovanni Quintella Bezerr, 32-vjeç, dyshohet se ka përdhunuar një paciente gjatë procesit të prerjes cezariane në spital, transmeton Telegrafi.


Gjithqka është filmuar me telefon të mençur që ishte vendosur në mënyrë të fshehtë, brenda sallës së operacioneve.

Bashkëshortit të shtatzënës i është thënë që të dalë nga hapësira para se të fillojë ndërhyrja kirurgjike, e ajo çfarë i ka ndodhur asaj më pas e mësoi nëpërmjet televizionit, kur njohu mjekun e arrestuar.

E viktima e këtij sulmi seksual i tha familjes se ka pasur halucinacione, por në fund doli se ajo vërtetë ishte përdhunuar.

“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, tha Barbara Lomba, e angazhuar për të kryer hetimet.

E personeli i spitalit siç raporton CNN Brasil, ishte brengosur për shkak të sasisë së anestezionit që Quintella Bezerra e kishte përdorur – e pikërisht për këtë kishin vendosur fshehtazi telefonin e mençur për të filmuar ndërhyrjen.

Ata ishin tmerruar kur e kishin parë se si derisa mjekët po kryenin prerjen cezariane, anesteziologu i vendosë në gojë organin gjenital e krejt kjo u krye duke e vendosur një lloj të perdes rreth shtratit, me qëllim që mjekët e tjerë mos ta shohin.

Sipas mediave braziliane, Bezerra e kishte keqtrajtuar seksualisht gruan për afro 10 minuta.

E personeli i spitalit i thanë hetuesve se i njëjti mjek kishte vepruar edhe në dy raste të ngjashme, kështu tani policia po heton nëse dy gratë tjera ishin viktima të sulmeve seksuale – dhe pritet të mësohet se kush e kishte asistuar në ato dy raste tjera Bezerran.

Pasi që personeli mjekësor e kishin raportuar rastin tek menaxhmenti i spitali, policia shkoi menjëherë dhe e arrestoi anesteziologun në vendin e tij të punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori