Tre anesteziologë e kanë lëshuar punën të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
Ai tha se rritja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 (sëmundja që e shkakton coronavirusi), e ka vështirësuar punën brenda klinikave ku po trajtohen këta pacientë.
“Anesteziologë nuk kemi mjaftueshëm, vetëm nëse të gjitha shërbimet mbyllen, pra nuk punohen operacionet e tumoreve e sëmundjeve tjera urgjente, dhe merremi vetëm me COVID-19. Tre kolegë dje e kanë lëshuar punën. Ne jemi shumë keq me resurse njerëzore. Nuk kanë mundur ta përballojnë çdo të tretën ditë kujdestari, dhe ritmi i punës është i vështirë. Normalisht ata kanë oferta në spitale private me pagë deri në katër mijë euro, derisa këtu paga mujore është rreth 600 euro”, tha Baftiu.
Anesteziologët, ndër të tjera, u mundësojnë pacientëve mbështetje me oksigjen dhe terapi me oksigjen, mbështetje me ventilatorë me aparate me të gjitha opsionet për ventilim mekanik, terapi respiratore, monitorim të tërësishëm invaziv dhe jo-invaziv të pacientëve, etj.
Pacientët me COVID-19, që janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, kanë nevojë për trajtim me oksigjen.
Njëri nga anesteziologët që e ka lëshuar punën është Ardian Hoti. Ai për Radion Evropa e Lirë tha se ka vendosur ta lëshojë punën në sektor publik për shkak se ka marrë ofertë nga një spital privat në Prishtinë, me kushte të punës dhe pagë më të mirë.
Por, ai tha se obligimin e tij moral dhe profesional e ka kryer, pasi që ka punuar në vazhdimësi me pacientë me COVID-19 derisa ka qenë i punësuar në QKUK.
“Unë kam punuar në Mjekësinë Sportive, do të thotë e kam kryer atë pjesën time morale dhe profesionale, kam shërbyer në qendër të COVID-19. Arsyeja (e largimit) thjesht ka qenë ekonomike. Kam marr ofertë të mirë, që ka qenë shfrytëzim i momentit dhe kanë pasur nevojë për anesteziologë. Bëhet fjalë për një spital privat”, tha Hoti.
Në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro.
“Sa i përket situatës me COVID-19 kam punuar edhe me kujdestari, dhe natyrisht që është e vështirë, por që e kemi obligim. Nëse kërkohet nevoja, unë prapë do të shërbej, por që unë kam shikuar thjesht interesin tim dhe mendoj që mund të jap prej vetes për pacientë në atë spital ku do të filloj punën, pasi kushtet e punës janë të mira”, tha Hoti.
Mbi 400 pacientë, të infektuar me coronavirus, janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi të martën se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me coronavirus.
Prej të hospitalizuarve, 376 janë në oksigjenoterapi, 24 janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP.
Aktualisht në QKUK punojnë rreth 40 anesteziologë. Baftiu tha se rreth 30 anesteziologë janë të ndarë për pacientët me COVID-19, që punojnë gjatë ditës si dhe me kujdestari, derisa të tjerët janë të angazhuar në 18 njësi urgjente të kirurgjisë, si dhe gjinekologji. Sipas tij, ky numër i anesteziologëve është i pamjaftueshëm për raste urgjente që trajtohen brenda institucionit të QKUK-së.
“Është viti i pestë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndarë specializime për anesteziologji. Po t’i kishim specializantët, do ta mbulonim më mirë situatën me COVID-19. Këta anesteziologë që nuk po merren me COVID-19, i shpërndajmë në klinika, pasi aty vijnë njerëz që kanë pasur aksident komunikacioni, apo iu shpërthen zorra qorre, apo të sëmurë me tumore, e ne kemi përgjegjësi juridiko-penale, nëse njeriu vdes në mungesë të anesteziologut”, tha Baftiu.
Ndryshe, anesteziologët në kujdesin e përgjithshëm intensiv, trajtojnë edhe pacientë e sëmurë në gjendje kritike (të operuar dhe jo të operuar), të cilët kanë çrregullim të rëndë të funksioneve vitale dhe kanë nevojë për trajtim të veçantë.
Ndërkohë, rreth dhjetë mjekë anesteziologë dhe mbi 30 infermierë të Klinikës së anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë infektuar tashmë me coronavirus.
Ditëve të fundit, në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka qenë mbi 200. Vetëm të martën u shënuan 239 raste të reja me koronavirus.
Në Kosovë, që prej 13 marsit – kur u shënuan rastet e para me koronavirus –deri më 28 korrik, janë regjistruar 7,652 raste pozitive. Prej tyre, 192 pacientë kanë vdekur dhe4,129 janë shëruar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit