Nga: Andrea Camilleri
Përktheu: Elona Caslli

A e kuptoni?! Në Itali kemi dy milionë krejt analfabetë dhe 13 milionë gjysmanalfabetë, që do të thotë, dinë të vënë firmën, por nuk kuptojnë çka lexojnë dhe nuk shkruajnë më.


E gjeni dot ku i bazojnë bindjet e tyre?! Te televizioni. Lajme të qepura për rrëfime të thjeshta, skandale që klasifikohen dhe duartrokitje që drejtohen.

Dikur breza të tërë mësonin të lexonin përmes emisioneve në ekran. Tani ka vetëm "reality show" dhe njerëz që gatuajnë.

Dhe, Pushteti e di. Shfrytëzon këtë anestezi kolektive për të kontrolluar, manipuluar dhe për t'i mbajtur të gjithë në injorancën që i leverdis gjithmonë kujt udhëheq.

Nëse do t'i jepja një këshillë një të riu do t'i thosha: "Fik televizorin dhe lexo një libër. Do të bësh revolucion?! Mëso të mendosh me kokën tënde dhe mbi të gjitha mëso të ndërrosh kanalin e televizorit”. /Telegrafi/