LAJMI I FUNDIT:

Me anë të këtyre sinjaleve trupi juaj po tregon që nuk është i lumtur

Me anë të këtyre sinjaleve trupi juaj po tregon që nuk është i lumtur

Lumturia nuk është vetëm një gjendje mendimi dhe një qëndrim pozitiv ndaj jetës

Ajo është e lidhur me procese të caktuara kimike në trup. Në veçanti me hormone që na ndihmojnë të ndihemi të lumtur dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në disponimin tonë dhe aftësinë për të ndjerë kënaqësi.


Mungesa e këtyre hormoneve mund të çojë në pakënaqësi dhe madje edhe në depresion.

Bright Side na e tërheq vëmendjen duke na treguar shenjat e trupit që mund të sinjalizojnë nivele të ulëta të hormoneve të lumturisë:

Konsumoni gjëra të ëmbla dhe patatina

Nëse trupi juaj kërkon sheqer dhe niseshte, atëherë mund të keni nivele të ulëta të serotoninës. Këto ushqime nxisin këtë hormon. Gjendja juaj përmirësohet dhe ndiheni më mirë. Por kjo ndodh vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Si rezultat, niveli i këtij hormoni lumturie zvogëlohet dhe ju do të ndjeni se keni nevojë përsëri për këto produkte.

Shtoni peshë

Mungesa e dopaminës mund të çojë në shtimin e peshës. Përveç faktit që ju jeni të tërhequr për ëmbëlsira dhe ushqime jo të shëndetshme, ju hani tepër. Kjo ndodh për shkak se po përpiqeni të kompensoni nivelin e ulët të këtij hormoni duke ngrënë. Rrjedhimisht, varësia e ushqimit mund të zhvillohet.

Butësia e gjirit

Mungesa e një hormoni tjetër që ndikon në disponimin tonë, ndikon gjithashtu gjendjen e shëndetit tonë. Kur një grua ka një nivel të ulët të estrogjenit, ajo mund të përjetojë ndjeshmëri të gjirit. Kjo mund të ndodhë gjatë ciklit menstrual, por jo vetëm.

Niveli i ulët i ndjeshmërisë

Studimet gjetën një lidhje mes empatisë dhe oksitocinës. Ky hormon dashurie ndikon në disponimin tonë ashtu si të tjerët. Në qoftë se e keni të vështirë të kuptoheni me njerëz të tjerë ose keni probleme me njohjen e shprehjeve të fytyrës, atëherë mund të jeni duke përjetuar një mungesë oksitocine.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin për shkak të mungesës së progesteronit, një hormoni tjetër që mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore. Kjo dhimbje mund të shfaqet në formën e migrenës. Hormoni është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë, kështu që simptomat e progesteronit të ulët tek gratë shtatzëna mund të ndryshojnë dhe duhet të kontrollohen.

Pagjumësia

Pagjumësia është një nga shenjat e niveleve të ulëta të serotoninës, të cilën e kemi përmendur tashmë. Ajo shfaqet në problemet me gjumin dhe shkakton ndryshime në humor. Njerëzit të cilët përjetojnë stres të vazhdueshëm, depresion janë të prirur për këtë sëmundje.

Dridhje

Dridhja mund të ndodhë për shkak të mungesës së hormonit dopaminë. Këto janë lëvizjet e padëshiruara në trup të shkaktuara nga kontraktimet e muskujve. Më shpesh, kjo ndodh në duar. Ajo gjithashtu mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje neurologjike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori